Murat Jashari në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçin, përsëri flet për formimin e SHIK-ut, për pranimin e autonomisë në Rambuje dhe për çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kësaj radhe, flet edhe për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë fashiste, e cila në atë kohë udhëhiqej nga krimineli Slobodan Millosheviq.
Murati, i cili është vëllai i Ismetit komandant “Kumanovës”, flet edhe për Rambujenë dhe autonominë.
“Në vazhdim pika 11a, zgjidhja finale të autonomisë substanciale dhe vetëqeverisjes në Kosovë duhet të mbështetet plotësisht në aneksin 2 dhe në marrëveshjen e Rambujes! Zgjidhja finale nuk përmendet Pavarësia nëse kuptoj leximin???? Zgjidhja finale është një vetëqeverisje substanciale. Zgjidhje mund të jetë si Hong Kongu, si Katalonja, si Irlanda e Veriut etj, etj… Zgjidhja finale gjendet duke biseduar me palën serbe, sikur sot që është duke ndodhur. Pika 11c, a përmendet vetëqeverisja autonome? Dhe e fundit më e rëndësishmja pika 11E, a thuhet të ndërmjetësohet në procesin politik që ka për qëllim përcaktimin e statusit të Kosovës në të ardhmen, duke marrë parasysh marrëveshjen e Rambujes?”, janë disa prej pyetjeve që Jashari ia bën Thaçit.
Ai shton se, si Rambujea ashtu edhe Rezoluta 1244, zgjidhjen finale e shohin në vetëqeverisje lokale të Kosovës.
“Sepse Rezoluta 1244 është legjitimimi dhe legalizimi ndërkombëtar të marrëveshjes së Rambujes. Kjo a nënkupton që çdo status i Kosovës do të jetë një lloj autonomie që duhet të definohet bashkërisht serb dhe shqiptare sipas Rambujes????”, vazhdon tutje ai.
Jashari përmend edhe disa dosje për krime lufte.
Ja pyetjet e radhës:
901. Kur e nervozuan të LDK-së, Kadri Veseli deklaroj se SHIK-u është formuar më 1999 në datën e pranimit të autonomisë në Rambuje?
902. Kjo frazë ja mbylli gojën të gjithëve, sepse të gjithë ishin marrë veshë në Rambuje.
903. Por ashtu kështu heshtja e LDK është pranim, askush nuk del për të folur realitetin deri me sot apo jo?
904. Më 6 maj 1998, ministrat e jashtëm të G8 a miratuan një kornizë të përkohshme politike që parasheh vetëqeverisjen substanciale për Kosovën sipas marrëveshjes se Rambujes?
905. Aty a mbrohet prap sovraniteti dhe integriteti i Jugosllavisë?
906. Serbët nuk kishin pranuar kapitullin e Sigurisë ku ishte parashikuar lëvizja e lirë në territor, dhe në sovranitetin ajror të Serbisë nga NATO. Dhe kishin filluar bombardimet.
907. Kur filluan bombardimet a ishte Rugova në Beograd?
908. Rugova, a ishte liruar me 5 maj 1999 dhe shkon në Itali?
909. LDK a bënte propagandë se Rugova nuk ishte tradhtar por ishte vetëm peng i serbëve?
910. Çka deklaron Rugova në arritje në Itali?
911. Rugova a kishte kërkuar nga NATO që të ndërpriten sulmet ajror ndaj Serbisë, apo jo?
912. Në intervistën e ambasadorit serb Miograd Lekic në Romë a kishte shfrytëzuar rastin duke thënë: «Rugova po tregon vetë se nuk ka qenë as peng, e as i burgosur?»
913. NATO-ja, a kishte filluar bombardimet pa rezolute të OKB-së?
914. Me deklaratën për ndërprerjen e sulmeve ajrore nga Rugova, NATO ishte para një situate katastrofave sepse kishte filluar përçarja në Aleancën Veri Atlantike.
915. Solana në pozitë të palakmueshme në emër të NATO-s kishte deklaruar se Rugova është njeriu i Serbisë?
916. Përfaqësuesi i NATO-s është detyruar të deklaroj realitetin se Rugova është bashkëpunëtori i Serbisë për të vazhduar bombardimet.
917. Kjo ishte arsyeja pse Rugova nuk e donte Solanën.
918. Të nesërmen më 7 maj 1999, Rugova a organizon një konferencë për shtyp!
919. Më 10 qershor 1999, a votohet rezoluta 1244?
920. Kjo rezolutë a legalizon marrëveshjen për autonomi të Rambujes?
921. Në fund të marrëveshjes së Rambujes, a shkruan qe ky vendim duhet të jetë i plotfuqishëm me votimin e një rezolute në OKB sipas kapitulit 7, neni I?
922. Pika 9 b, të rezolutës 1244, a përmendet demilitarizimin e UÇK-së?
923. Pika 11a, të rezolutës 1244, a përmend krijimin të kushteve për gjetjen e zgjidhjes finale?
924. Në vazhdim pika 11a, zgjidhja finale të autonomisë substanciale dhe vetëqeverisjes në Kosovë duhet të mbështetet plotësisht në aneksin 2 dhe në marrëveshjen e Rambujes!
925. Zgjidhja finale nuk përmendet Pavarësia nëse kuptoj leximin????
926. Zgjidhja finale është një vetëqeverisje substanciale.
927. Zgjidhje mund të jetë si Hong Kongu, si Katalonja, si Irlanda e Veriut etj, etj…
928. Zgjidhja finale gjendet duke biseduar me palën serbe, sikur sot që është duke ndodhur.
929. Pika 11c, a përmendet vetëqeverisja autonome?
930. Dhe e fundit më e rëndësishmja pika 11E, a thuhet të ndërmjetësohet në procesin politik që ka për qëllim përcaktimin e statusit të Kosovës në të ardhmen, duke marrë parasysh marrëveshjen e Rambujes??????
931. Si Rambujea ashtu edhe Rezoluta 1244, zgjidhjen finale e shohin në vetëqeverisje lokale të Kosovës.
932. Sepse Rezoluta 1244 është legjitimimi dhe legalizimi ndërkombëtar të marrëveshjes së Rambujes.
933. Kjo a nënkupton që çdo status i Kosovës do të jetë një lloj autonomie që duhet të definohet bashkërisht serb dhe shqiptare sipas Rambujes????
934. Kjo a do të thotë se autonomin e kemi të sigurt?
935. Ka mbetë vetëm të përcaktohet lloji i Autonomisë?
936. Pas lufte, vjen UNMIK-u në Kosovë me këtë rezolutë apo jo?
937. Për të realizuar institucionet e vetëqeverisjes në Kosovë me kënd është kordinuar UNMIK-u?
938. A është koordinuar me institucionet e Jugosllavisë?
939. Kur kishte nevojë UNMIK-u për personel në gjykata, në prokurori kënd e ka kontaktuar?
940. UNMIK-u a ka kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë të Serbisë?
941. Serbia a dërgonte listat dhe CV të punëtorëve të vet?
942. Prokuroria kundër krimeve të luftës a ishte krijuar në Beograd?
943. Gjitha dosjet për krime lufte, a ishin krijuar bashkërisht prokuroria serbe, UNMIK-u dhe SHIK-u i PDK dhe SHIK-u i LDK?
944. PDK Kadri Veseli SHIK (UDB).
945. LDK Ramë Maraj SHIK (UDB).
946. Pse para pavarësisë në Kosovë nuk kishte prokurori për krimet e luftës?
947. Pse pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë nuk ka prokurori për krimet e luftës?
948. Sepse Kosova nuk është e Pavarur dhe nuk është shtet.
949. Prokurorët e Kosovës nuk e kanë kompetencën të hapin dosje për krime lufte ndaj serbëve që makruan mbi 15 000 shqiptar.
950. Dje ishim nën UNMIK por sot, çka ndodh?
Vazhdon...