Thaçi nuk ka të drejtë që një lëvizje politike siç është LVV ta etiketojë si kriminale

Politika

Thaçi nuk ka të drejtë që një lëvizje politike siç është LVV ta etiketojë si kriminale

Nga: D.B Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:47
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kohë që Lëvizjen Vetëvendosje mundohet ta shpallë, si organizatë kriminale edhe përkundur faktit që PSD-ja ishte pjesë e LVV-së, dhe se atë ansjëherë nuk e quajti organizatë kriminale, por vetëm Kurtin dhe VV-në.

Duke folur rreth kësaj çështje njohës i çështjeve politike në vend Ismet Haziri, ka thënë se për “ Bota sot” se sindroma e mos durimit organik i politikbërsve në Kosovë është virusal dhe i bartur nga shteti amë.

Sipas tij, ky fakt tregon edhe dobësitë politike të cilat po bartën në institucione dhe si pasojë ato po rriten dhe zhvillohen si të infektuara dhe ku po metastazojnë nis tërë vendin.

Image

“ Nga ky kontekst Thaçi e nxjerri edhe armiqësinë politike ndaj Kurti. I pari nuk ka fuqi durimi që ta durojë kontestimin dhe që dikush të i shpërfaqë mospajtim edhe me akuza të ma të ndryshme. Pra ketë tendosje dhe pretendim të Thaçit që VV –sjen ta paraqes si parti kriminale, është në faktin e të mos kuptuarit para vetës, se shoqëria dhe proceset shoqërore janë evulative, të ndryshueshëm dhe janë ne konflikte normal i të menduarit mbi politikën dhe fenomenet shoqërore të një gjenerate me gjeneratën tjetër. Prandaj ne domosdo duhet që konfliktin e Thaçit me Kurtin ta shohim në prizmin e filozofisë politike, ideologjike dhe shtet formuese”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se në hapësirën shqiptare, kemi pasur politikan, por filozof dhe filozofi politike kanë ndërtuar vetëm Presidenti Rugova dhe lideri i VV-sjes Albin Kurti.

“ Diskrepanca e politikanit dhe të ndërtuesit të filozofisë politike edhe e sjelle një lloj xhelozie e cila sikur në rastin konkret është e kthyer në armiqësi. Në veçanti , “Kurtianet “ ku janë të përqendrua ne lëvizjen e VV, maksimalisht i shfrytëzojë dobësitë dhe gabimet qeverisëse te zotit Thaçi, dhe asnjëherë nuk hezitojnë të ja shpërfaqin publikisht, duke demaskuar ne çdo dukuri dhe veprim për të cilat kanë pasur njohuri e informacione”, ka thënë Haziri.

Sipas tij ky fakt, apriori nuk i jep të drejt Thaçi që një lëvizje politike siç është VV ta etiketojë si kriminale, ngase pikërisht aty është e lidhur dhe e përqendruar masa ma e madhe e energjisë së Kosovës.

“ Janë të rinjtë tonë që në shenjë pakënaqësi për zhvillimet politike janë rreshtuar për ndryshime, prandaj, konflikti Thaçi- Kurti, do të ishte mirë të mbetet i përkufizuar nën suazat e personales, e assesi nuk ka të drejtë askush ta quajë apo determinojë asnjë subjekt politikë si kriminal. Kjo për faktin se të gjitha dëshmitë tregojnë deri më tani se në të gjithë subjektet politike ka pasur të inkriminuar dhe kriminalizuar, por janë individ e jo subjekti. Kurse sa i përket të ‘divorcuarve‘ nga VV, tani që po quhen si PSD, konsiderojë se boja e tyre e vërtet u duk në fund, prandaj Thaçi e ka përvojën e duhur politike të mos merret me dikën që nesër nuk do të ekzistojë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat