Mehmeti: Ashtu si Rugova edhe Kurti mund të jetë pengesë, andaj rrezikon të eliminohet ose të helmohet

Politika

Mehmeti: Ashtu si Rugova edhe Kurti mund të jetë pengesë, andaj rrezikon të eliminohet ose të helmohet

Nga: D. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:43
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po konsiderohet si i vetmi lider në Kosovë që mund të marr pushtetin aktualisht,  kjo për faktin se ai është i vetmi lider në Kosovë që i sfidon dhe ua rrezikon pushtetin Klanit “Pronto”.

Si rrjedhojë e kësaj, Kurtit mund t`i rrezikohet edhe jeta nga kundërshtarë politik, të cilët i frikësohen ardhjes së tij në pushtet.

Një kundërshtim i hapur Kurtit po i vije edhe nga gazetari Baton Haxhiu, i cili Lëvizjen Vetëvendosje e ka etiketuar edhe si “organizatë kriminale”.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se Lideri i VV-së, Albin Kurti ka treguar guxim edhe në luftë andaj është në natyrën e tij guximi.

Sipas tij, deklarata kundër Baton Haxhiut, vjen jo për shkak se ai është bashkëpunëtori i UDB, por se po realizon planet e tyre për ndarje të Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Një gjë e tillë nuk pranohet nga kush do që ka gjak shqiptari, përveç atyre që janë infektuar nga Serbia. Albini rrezikohet nga elemente të SHIK-ut që kontrollohen nga PDK, e që është pjesëmarrëse në këtë pazar të copëtimit të vendit. Besoj se elementet e UDB-së dhe SHIK-ut janë të rrezikshme për këdo që u del kundër përpjekjeve të tyre për ndarje, pasi kështu janë të paguar për të vepruar. Besoj se si Rugova dikur që ishte pengesë për realizimin e skenarëve të errëta, ashtu edhe sot Albin Kurti  është pengesë, andaj rrezikon edhe të eliminohet ose të helmohet”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat