Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet gjithmonë në mendjet e secilit shqiptar, pasi është data historike kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. E këtë vit, Kosova shënon përvjetorin e saj të 11-të të pavarësisë. Në këtë përvjetor, për gazetën “Bota sot”, ka rrëfyer emocionet dhe momentin e shpalljes së pavarësisë, ish deputeti dhe anëtari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Riza Smaka. Ai ka rrëfyer emocionet që ka pasur bashkë me kolegët e tij deputetë, në ditën historike, si dhe si e sheh Kosovën 11 vite pas asaj dite, kur Kosova u bë shtet i pavarur e demokratik.
“Bota sot”: Jemi në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës. Si e kujtoni 17 shkurtin e vitit 2008?
Riza Smaka: Isha një nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të legjislaturës së tretë dhe kisha oportunitetin të kam qenë një nga anëtarët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Më parë kisha nderin të isha një nga anëtarët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në vitin 1990 në Kaçanik.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës kombëtare "Bota sot")