A do të pranojnë LDK dhe VV të bëhen partnerë koalicioni me PDK-në?

Politika

A do të pranojnë LDK dhe VV të bëhen partnerë koalicioni me PDK-në?

Nga: A.M. Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Isa Mustafa, Albin Kurti, Kadri Veseli

Në vazhdimësi, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës “kërcënojnë “ partnerët e tyre të koalicionit se mund t`i ndërrojnë ata edhe pa shkuar në zgjedhje.

Por, si duket një gjë e tillë nuk mund të ndodh pasi që dy partitë e mëdha opozitare nuk do të pranonin të bëhen pjesë të koalicionit.

Të kaptën kështu mendon analisti politik, Islam Krasniqi.

Krasniqi në një  prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo parti nuk mund të gjejë partner për formimin e Qeverisë nëse vendi shkon në zgjedhje.

Image
Islam Krasniqi

"Nuk besojë që PDK-ja mund të ketë sukses në këtë drejtim, për ta ndryshuar partnerin e koalicionit, sepse ajo nuk mund të gjejë partner tjerë për formimin e qeveris, pasi që dy partitë e mëdha opozitare nuk pranoi ta shtrin qafen për PDK-në për ta djegur vetën për asgjë", ka deklaruar Krasniqi.

Ai nuk mendon se PDK-ja mund të prish qeverinë, pasi që çdo gabim i PDK-së shkon në favor të AAK-së.

“PDK-ja mund të prish qeverinë sepse jemi mësuar nga e kaluara kur e kemi parë së e ka rrëzuar vetën, mirëpo jo edhe ta ndërroj partnerin, dhe tani çdo gabim i PDK-së shkon në favor të AAK-së duke fuqizuar partin e shefit të qeveris!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat