Si mund të shpallet Hashim Thaçi “shenjtor” i Kosovës?!

Politika

Si mund të shpallet Hashim Thaçi “shenjtor” i Kosovës?!

Nga: D.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:38
Hashim Thaçi

Analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se ajo që nuk shkon në gjithë këtë histori të shpifur me kufij, me korrigjim, ndryshim kufijsh, është arroganca e Hashim Thaçit i cili në mënyrën më vulgarë dhe irrituese flet si pronar i Kosovës, sikur Kosova të ishte një nga arat e babës së tij, që Thaçi e fal apo e lë në kumar, në bixhoz.

Sipas tij, Thaçi e ka mbush me kundërshtime opinionin se ai flet si feudal për feudin e tij kur në fakt ai është një kapter që nuk ka të drejtë të shesë as togzën apo katramëzën e rripit të tij.

“Nëse është çështja që të caktohet në mënyrë finale vija e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pa shitur apo pa dhënë territor Kosove, kjo duhet qartësuar se do të ndodhë një proces siç ka ndodhur edhe me shtetet e tjera fqinje. Por të trumpetohet siç bën Thaçi se ai ka marre kompasin dhe gurin në qafë për të vu kufijtë e Kosovës, kjo është shumë e tepërt. As dëshmorët që kanë dhënë jetën për Kosovën, nuk e kanë të drejtën me falë Kosovën, sepse varret e dëshmorëve të Kosovës nuk shkojnë në Serbi, se leje më Thaçi” ka thënë Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai ka thënë se, Thaçi sa flet për kërcënime e destabilizime del diku tjetër, dhe të gjitha këto janë përralla të Thaçit.

“Një shekull Kosova ka jetuar e pushtuar nga Serbia, por ishte Amerika dhe NATO, të cilat e dëbuan Serbinë. Kosova ka qenë gjithmonë e destabilizuar sepse ka qenë koloni serbe, ndaj nuk duhet ti trembim laraskave me këto kërcënime për destabilizim. Nuk di të them se taksa është frenim për Thaçin apo ai u munduar të tregoi dinjitet tek shtetit i Kosovës apo të tregohet mbret, por ai duhet të dijë një gjë se ka edhe të tjerë në Kosovës që janë më të fortë se ai”, ka thënë analisti politik Shahu.

Sipas tij, Kosova pa mbështetje të fortë amerikane nuk fiton asgjë, madje nga asnjë lloj bisedimi nuk mund të fitojë asgjë as me fjalë e as me armë.

“Por nëse Thaçi e realizon që gjithë trojet shqiptare nën ish Jugosllavi që janë quajtur qysh kaherë Kosovë dhe i fut brenda shtetit të Kosovës, ashtu siç ka kushtëzuar dikur Presidenti Ibrahim Rugova një nga variantet e tij, atëherë pa dyshim se të gjithë do të jenë të gatshëm të shpallin Hashim Thaçin shenjtorë të Kosovës”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat