A po ‘harrohet’ korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, flet njohesi i çështjeve juridike

Politika

A po ‘harrohet’ korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, flet njohesi i çështjeve juridike

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur se tema e demarkacionit dhe marrëveshja e arritur ishin vetëm formale nga ana e qeverisë aktuale.

“Kjo qeveri e dështuar në agjendën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e pagave si ne komunizëm. E ka shkaktuar pasoja të paparapara për ekonomin e tregut, dhe ka bërë debalance të plotë ekonomik dhe ka diskriminuar sektorin privat mbi 250 mijë punëtor. Tema e demarkacionit dhe marrëveshja ishte vetëm formale sa për të ruajtur fytyrën dhe problemin e krijuar artificial nga ky vet kryeministër dhe opozitës se atëhershme.

Sipas Burjanit, kryeministri Haradinaj i ka lënë në lloçë të gjithë edhe ish-kolegët e opozitarë, duke u strehuar nën çadër të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Image
Blerim Burjani

“Ky kryeministër i la në lloçë të gjithë edhe ish-kolegët e opozitarë duke u strehuar nën çadër të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, që e nënçmuan shumë dhe pas një nënçmimi të madhe gati 15 vjet i dhanë postin e kryeministrit për të bërë marionetë për vete. Tash ka arritur koha kur PDK-ja po largon prap atë ku ishte si në kohën  e "tepihut", kur ky njeri ishte liruar nga Tribunali i Hagës”, ka thënë Burjani.

Në fund, Burjani nënvizon se shteti i Malit të Zi është në NATO, dhe nuk merret më me këtë çështje që ishte formale.

“Marrëveshje është e kryer. Mali i Zi e ka kryer këtë proces në Vjenë.  Kjo ka marrë fund, nuk ka kurrfarë interesimi për të nisur sërish këtë çështje. Tash Mali i Zi është në NATO dhe nuk merret më me këtë temë që ishte thjeshtë formale. Pra, kjo çështje është e kryer, dihet shumë mirë se kjo marrëveshje do të vlente po që se dy palët pajtohen për të zgjidhe ndonjë dilemë të mëhershme të demarkimit, por Mali i Zi nuk ka asnjë dilemë”, ka përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat