“Rugova tha që Thaçi është i rrezikshëm për Kosovë, tash Thaçi e hoqi maskën”

Politika

“Rugova tha që Thaçi është i rrezikshëm për Kosovë, tash Thaçi e hoqi maskën”

Nga: D.RR Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:58
Hashim Thaçi

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë për “Bota sot” se, presidenti Thaçi kishte krijuar iluzione kinse e respekton presidentin Rugova, mirëpo sipas tij, tani Thaçi e ka hequr “maskën” dhe e ka treguar fytyrën e vërtetë.

“Ne të gjithë e dinim fytyrën e vërtetë të Thaçit, kështu që heqja e vulës së presidentit nuk ishte për mua befasi. Megjithatë, kishte njerëz me iluzione se gjoja Thaçi e respektonte, bile sa për sy e faqe, presidentin Rugova. Megjithatë, erdhi momenti që ai ta hiqte maskën, kështu që tash e shohim një Hashim Thaçi pa maskë. Çdo respekt dhe përulje false e Thaçit ishte fyerje për personalitetin e presidentit Rugova”, ka thënë ai.

Image
Adem Salihaj

Salihaj mendon se nuk duhet të ndërrohen simbolet shtetërore kur dikush i ri vjen në pozitën e presidentit, ndërsa shton se Rugova e ka vlerësuar drejtë presidentin aktual Thaçi kur ka thënë se është i rrezikshëm për vendin.

“Megjithatë, duhet thënë se simbolet shtetërore janë të shtetit dhe nuk duhet të ndodhë që secili që vjen në pozitën e presidentit t'i ndërrojë ato simbole qysh i teket atij. E kam thënë edhe më parë se, presidenti Rugova e konsideronte Thaçin njeri te rrezikshëm për Kosovën dhe nuk pranonte që ai të udhëhiqte qeverinë e shtetit. Tash po del se vlerësimi i tij ka qenë shumë i saktë”, është shprehur për “Bota sot”, ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat