Profesori i Parisit kundër Thaçit: Ja si e quan idenë për korrigjim kufijsh - Bota Sot
Profesori i Parisit kundër Thaçit: Ja si e quan idenë për korrigjim kufijsh

Politika

Profesori i Parisit kundër Thaçit: Ja si e quan idenë për korrigjim kufijsh

Nga: N.H Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kohë që është angazhuar që shkëmbimi i territoreve të përfshihet në dialogun me Serbinë, ani pse një gjë të tillë nuk është thënë asnjëherë hapur. Ky angazhimi Thaçit ka gjetur një kundërshtim të ashpër nga pjesa tjetër, të cilët mendojnë se kjo ide është kundër shtetësisë së Kosovës, si dhe ka krijuar pasiguri tek qytetarët.

Mirëpo, sikurse të gjitha idetë e Thaçit që kanë evoluar ndër vite, edhe kjo e fundit ka marrë një evoluim tjetër. Nga shkëmbimi i territoreve, nga ky i fundit tashmë kemi një tjetër frazë lidhur me ketë nismë, atë për korrigjim të lehtë të kufirit.

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se ky nuk është momenti më i përshtatshëm për t’u diskutuar një çështje kaq e ndejshme. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se ky është moment më i keq për Kosovën dhe shqiptarët.

Image
Nezir Kraki

“Siç e kam thënë edhe më herët, ideja për shkëmbim të territoreve ose korrigjim të kufirit ka ardhur në një moment shumë të keq për Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë Kraki.

Tutje, Kraki ka shtuar se është gabim të mendohet se do përmbyllet më një marrëveshje të tillë konflitiki shekullor midis dy vendeve.

“Është gabim të mendohet se një zgjidhje e tillë do ta mbyll konfliktin shekullor shqiptaro-serb”, është shprehur profesori i Parisit për gazetën “Bota sot”.

Krejt në fund, Kraki ka nënvizuar se çështja e shqiptarëve nuk mund ta gjejë zgjidhjen me lëvizjen e disa kilometrave.

“Të gjithë e dimë se çështja shqiptare në Ballkan nuk mund të zgjidhet me lëvizjen e 5 apo 10 kilometrave tokë”, ka përfunduar profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...