Krasniqi paralajmëron: Edhe nëse hiqet taksa, Serbia del me një kusht tjetër

Politika

Krasniqi paralajmëron: Edhe nëse hiqet taksa, Serbia del me një kusht tjetër

Nga: D. B. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:42
Ilustrim

Politologu Faik Krasniqi, nuk çuditet nga BE-ja edhe kur kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë, por edhe kur kërkojnë gjëra absurde në favor të saj, pasi me kohë e kanë dëshmuar që janë pro- Serbisë.

Ai konsideron se BE-ja e ka përsëritur që Serbia është më shumë prioritet për Bashkimin Evropian.

“Nuk po më çudit BE-ja sa po më çuditë fakti se përse SHBA-ja po bën presion për heqjen e taksës, por nuk është problem, taksa edhe mund të hiqet dhe besoj që do të hiqet. Ne duhet të jemi të shqetësuar se përse gjithë ky presion për heqjen e taksës. Kam frikën se mbrapa këtij presioni qëndron diçka tjetër. Miqtë nuk të bëjnë presion për një shtet tjetër që nuk e konsiderojnë të tillë e aq më pak për një shtet që hiç më larg se dy dekada ka ushtruar gjenocid ndaj nesh, është shprehur politologu Krasniqi.

Ai më tej ka treguar se, Gjermania si agresore gjatë luftës ka humbur territor, kurse Serbia si agresore veç po fiton territor.

Image
Faik Krasniqi

“Sidoqoftë, meqë janë në pyetje marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh si SHBA, atëherë ta pezullojmë taksën. Por, kam një përshtypje që heqja apo pezullimi i taksës nuk do të jetë në favorin tonë, sepse kjo është arma e jonë e vetme kundër agresionit serb ndaj Kosovës. Pse po e them këtë? Sepse Serbia do del me ndonjë kusht tjetër për vazhdimin e dialogut. Kërkesat e saj do të jenë të pafundme, dhe dihet cilat do të jenë ato, duke filluar nga Trepça, Asociacioni etj”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat