Mashtrimi i madh i Hashim Thaçit me idenë për kufijtë

Politika

Mashtrimi i madh i Hashim Thaçit me idenë për kufijtë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 mars 2019 Në ora: 23:00
Hashim Thaçi

“Thaçi sipas gjitha gjasave gjatë gjithë kohës ka lobuar ndarjen e Kosovës, duke mashtruar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e gjerë që ky projekt ka. Përderisa në anën tjetër mashtronte opinionin e brendshëm me kinse qëndrimet e ndërkombëtarëve, përkatësisht amerikanëve karshi këtij projekti dhe nëse kjo ka qenë loja që ka bërë Thaçi, atëherë kemi të bëjmë me mashtrim të dyfishtë dhe përpjekje për tradhti kombëtare”, ka thënë analisti Leon Duhanaj.

Pas takimit me zyrtarët e lartë amerikane Deputeti, Ilir Deda, ka thënë se Presidenti Thaçi ka gënjyer sa i përket qëndrimit të SHBA-së për korrigjimin e kufirit.

Deputeti Deda ka thënë se, në këtë takim janë hequr shumë pikëpyetje të cilat kanë të bëjnë me korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka akuzuar Thaçin se së bashku me ata që kanë lobuar për të janë munduar që të bindin SHBA-në që të gjithë në Kosovë janë pro një ideje të tillë. Ai thotë se në këtë takim është sqaruar gjithçka dhe amerikanët tashmë e dinë se populli i Kosovës nuk është për një ide të tillë.

Ndër të tjera Deda ka treguar që dy zyrtarët e lartë amerikan kanë kërkuar që të hiqet taksa për vazhdimin e dialogut, ndërsa ka paralajmëruar se diçka do të ndodh nëse Kosova vazhdon të qëndroj në pozicionet politike.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat