“Delja e zezë” që po na prishë me amerikanët!

Politika

“Delja e zezë” që po na prishë me amerikanët!

Nga: D. B Më: 3 mars 2019 Në ora: 09:34
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se, vizita e përfaqësuesve të SHBA-së në Kosovë dhe takimet e tyre njëkohësisht, me gjasë nxorën në pah punët e liga që Presidenti i vendit po i bënte ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se, Thaçi sipas gjitha gjasave gjatë gjithë kohës ka lobuar ndarjen e Kosovës, duke mashtruar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e gjerë që ky projekt ka.

Image
Leon Duhanaj

“Përderisa në anën tjetër mashtronte opinionin e brendshëm me kinse qëndrimet e ndërkombëtarëve, përkatësisht amerikanëve karshi këtij projekti dhe nëse kjo ka qenë loja që ka bërë Thaçi, atëherë kemi të bëjmë me mashtrim të dyfishtë dhe përpjekje për tradhti kombëtare. Në anën tjetër, përmes qarqeve të ndryshme Thaçi është munduar ta paraqes Kryeministrin Haradinaj si "delen e zezë", e cila po na prish me amerikanët, si pasojë e mos pezullimit të taksës, me çka e gjithë përgjegjësia në rast ndarje do t'i faturohej Haradinajt, si shkaktari kryesor i humbjes së mbështetjes ndërkombëtare. Nëse këto gjëra kanë ndodhur vërtetë kështu, atëherë do të duhet që urgjentisht të shkarkohej Presidenti dhe të dalë para drejtësisë. Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj, duhet ta pezulloj taksen dhe të ulën të gjitha partitë së bashku dhe të kërkojnë unitet deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat