Acarohen deklaratat Kosovë-Serbi për ushtrinë, sa jemi të rrezikuar nga kërcënimet serbe?

Politika

Acarohen deklaratat Kosovë-Serbi për ushtrinë, sa jemi të rrezikuar nga kërcënimet serbe?

Nga: A.M Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:29
Tanket dhe helikopterët, Foto ilustrim

Zyrtarë nga Beogradi kanë kërcënuar se kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk guxon që të dërgoj ushtrinë në veri të vendit. Për më tepër, ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se Ushtria e Serbisë është e sigurt dhe e gatshme që të përmbush të gjitha urdhëratë e komandës supreme.

Këto deklarata, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani i ka quajtur cirk deklaratat e zyrtarëve të Serbisë.

“Këto gjëra janë cirk s`ka asgjë prej temës së kërcimeve dhe lojërave dhe propagandave serbe, dhe çmendurës së politikës serbe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se ka thënë se Kosova është stabile, dhe se nuk ka vend për lojëra  e propagandë politike serbe

 “Kosova është stabile, forcat e KFOR janë garantuesi i paqes, andaj nuk ka vend për asnjë gënjeshtër e as lojë politike, Kosova është e aftë, e forcat policore të saj të mbaj rendin publik dhe të garantoj plotësisht jetën e minoriteti serb dhe të gjitha minoriteteve, andaj këto gënjeshtra serbe dhe propaganda nuk kanë asnjë seriozitet për askënd as për bashkësinë ndërkombëtare e as për Kosovën”, ka përfunduar “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat