Tre vitet përçarëse të Hashim Thaçit

Politika

Tre vitet përçarëse të Hashim Thaçit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 mars 2019 Në ora: 19:07
Legjenda: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, foto: “Bota sot”

“Hashim Thaçi, president i Kosovës prej tri vitesh është ndoshta aksidenti më i keq politik i shkaktuar edhe nga LDK. Në këto vite president nuk e shoh Thaçin faktor unifikues, por vazhdon të jetë kryetar i PDK-së, një marksist i vogël që bën biznes politik dhe përçan faktorin shqiptar, nuk arriti të jetë bashkues dhe të mblidhte rreth vetës forca pozitive”, ka thënë për “Bota sot”, publicisti Rexhep Shahu.

Janë bërë tri vite që kur Hashim Thaçi u zgjodh president i Republikës. Ai në këtë pozitë ishte zgjedhur në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike.

Thaçi atë botë mori 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.

Zgjedhja e tij ishte kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare, të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

Opozita duke e komentuar punën e deritanishme të presidentit Thaçi, shprehen se ky i fundit është presidenti më përçarës që skena politike ka pasur ndonjëherë. Ata konsiderojnë se përgjatë këtyre viteve, Thaçi nuk arriti kurrë të jetë unifikues as i koalicionit, e lëre më i popullit dhe të gjitha partive politike.

Ndërsa, nga ana tjetër, analistët politikë mendojnë se një kontribut ‘turpi’ në këto tri vite Hashim Thaçit do t'ia njohë historia me turbullirat që bëri dhe tradhtinë që tentoi të bëjë “shkëmbim të territoreve” me Serbinë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat