Profesor Mehazi “godet” fort Thaçin: Me çfarë fytyre shkon te familja Jashari?

Politika

Profesor Mehazi “godet” fort Thaçin: Me çfarë fytyre shkon te familja Jashari?

Nga: D. B. Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:15
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi një kohë të gjatë nuk është mirëpritur në derën e familjarëve të komandantit legjendar Adem Jasharit, për shkak punëve të pista karrieriste politike, lakmisë ndaj pushtetit të cilat i ka bërë me vetëdije apo pa vetëdije duke e lejuar vetën që të bëhet edhe vegël e politikës serbe.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazii cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kur politikani bëhet vegël në dobi të dikujt tjetër, atëherë humbin edhe idealet kombëtare të familjes së ndritur të Jasharajve.

“Veprimet politike devijuese, defanzive, përkulëse e nënçmuese të Thaçit ndaj Serbisë me siguri se i kanë hidhëruar familjarët e Adem Jasharit deri në armiqësi. Kështu që ideali i Thaçit është kthyer në para e karrierë të rrejshme politike, kurse ideali i familjarëve të heroit Adem Jashari në Kosovën me kufijtë e pa prekura me Serbinë. Kështu e ka politika, ose bëhesh vegël, ose bëhesh armik”, ka thënë profesor Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, Thaçi nuk mund ti afrohet Kullës së Jasharajve pasi ai i ka thyer ata në besë.

“Për Thaçin autoritet politik është paraja e korrupsioni, e jo gjaku e ideali i Adem Jasharit. Me çfarë fytyre ai mund të shkonte të familjarët e Ademit, kur politika e Thaçit është paraja, lakmia për karrierë. Derisa për heroin legjendar Adem Jasharin qumështi i nënës, ka qenë Kosova, kurse për politikanin Hashim Thaçin, qumështi i nënës është paraja, korrupsioni, benefinicionet me plaçkitje dhe ndarjes së Kosovës. Si mund të shkonte te Kulla e Jasharajve kur gjaku i derdhur i kësaj familje ka krijuar Republikën e Përjetshme Shpirtërore të Kosovës, e jo sikurse do Thaçi një Republikë fizike të Kosovës e të copëtuar nga Serbia”, është shprehur profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat