Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës me futjen e Ushtrisë, por çka ndodhë me Serbinë nëse fillon edhe një luftë të re?

Politika

Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës me futjen e Ushtrisë, por çka ndodhë me Serbinë nëse fillon edhe një luftë të re?

Nga: A.M. Më: 7 mars 2019 Në ora: 00:03
Tanket dhe helikopterët, Foto ilustrim

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në këtë kohë ka shumë propaganda të ndryshme, duke e quajtur edhe luftë speciale.

“Në këtë kohë tani të marketingjeve të kohës propagandat e ndryshme e zënë vendin e tyre të rëndësishëm në mjete të informimit, sepse është koha e luftës speciale që bëhen për qëllime të saj të shteteve që i bëjnë për qëllime të tyre. Territori i Kosovës sipas kushtetutës të vitit 1974 dhe me nënshkrimin e kapitullimit nga ana e Serbisë, po në këta kufij, me marrëveshjen e Kumanovës, e sidomos me shpalljen e Pavarësisë të vitit 17.02.2008 të cilën pavarësi e ka konfirmua GJND-ja, tani është e qartë që sovranitetin e këtij vendi e siguron KFORI me NATO në kufijtë e paraparë sikur e shpjegova”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se tani është e qartë se Kryeministri as që ka nevojë me i urdhëru ushtrisë të Kosovës gjendjen e gatishmërisë apo lëvizjen drejt kufirit me Serbinë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ushtria e jonë është në formim e sipër dhe ajo duhet ta vazhdoj rrugëtimin e saj të aftësimit dhe të shkollimit të kuadrove përkatëse komanduese, dhe me furnizimin me armatim të kohës dhe territorit që konfirmojnë mundësin e garantimit të sovranitetit të saj në raste të përkeqësimit të situatës të sigurisë, nëse në terën përkeqësohet dukshëm situata. Të gjithë angazhimin ushtarak të ushtrisë tonë, kur të kërkon situata e sigurisë e sidomos nëse vjen deri te përkeqësimi që vlerësohet si nga ne, por edhe nga miqtë tonë që deri me tani janë duke e siguruar sovranitetin e vendit tonë, do të bëhet në marrëveshje reciproke me miqtë tonë”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ku ka deklaruar se këto i shërbejnë si konsum ditore për me i qetësua shpirtrat e atyre nacionalisteve serbe.

“Ministri i Serbisë Vulin, shpesh herë po e përmend angazhimin e Ushtrisë të Serbisë, por kjo atyre iu shërben si konsum ditore për me i qetësua shpirtrat e atyre nacionalisteve serbe, që tani e sa kohë në shtetin e tyre opozita po bënë demonstrata për me e ndrrue këtë qeverisje të tyre, e që si në ato situatat e viteve të 90 që e futen konfliktin dhe ia shtinë flakën Jugosllavisë, po të njëjtit kundër dhe politikanët gjinden në krye të këtij shteti, prandaj nuk është befasi kur ata me këto politika e kërcënojnë regjionin e në këtë rast Kosovën. Të gjitha luftërat që i kanë bërë me shtetet fqinj i kanë humbur, edhe luftën me Kosovën e kanë humbur, edhe që në atë kohë nuk kemi pas ushtri të rregullt, popullata në forma guerile janë detyrua me e mbrojt pragun e shtëpive të tyre, dhe me ndihmën e miqve që na kanë ndihmuar me u çlirua tani jemi të lirë dhe të pavarur si shtet. Serbia e ka të qartë tani kur sovranitetin e Kosovës e garanton KFOR me NATO e sidomos tani kur Kosova e ka krijua ushtrinë e saj, prandaj ajo tani e ka të qartë se çfarë do të ndodhë me Serbinë nëse e fillon edhe një luftë të re në këtë rajon. Serbia me këtë politike të tanishme nacionaliste donë me e mbajt statusin kohë, duke e binde popullatën e saj se “Kosovën nuk e japin dhe Kosova është pjesë e Serbisë” edhe me kushtetutën e saj. Kjo luftë speciale ata i ka motivua që ta udhëheqin ndaj Kosovës sepse edhe gjatë bisedës që janë duke u udhëhequr që një kohë të gjatë politikanët tonë kanë ra pre e politikës serbe sikur që po shihet deri më tani e për qëllimet e tyre sa me e shpëtu vetën nga Gjyqi Special, dhe prandaj Serbia e aktualizon dhe e udhëheq këtë luftë speciale ndaj Kosovës”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat