Përplasjet Thaçi-Haradinaj: Krasniqi ka disa propozime për kryeministrin

Politika

Përplasjet Thaçi-Haradinaj: Krasniqi ka disa propozime për kryeministrin

Nga: G.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:44
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës po vazhdojnë me përplaset mes tyre për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe taksës.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo është më shumë një lojë fjalësh mes tyre, se sa që është përplasje e vërtetë.

“Më shumë më duket lojë fjalësh mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, se sa ka diçka të vërtetë në këto përplasje. Presidenti Thaçi po bën presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë, madje po përdorë edhe zyrtarë të lartë të Bashkësisë Ndërkombëtarë për "kërcënim" drejt kryeministrit Haradinaj, kurse në anën tjetër kryeministri Haradinaj po këmbëngulë që mbajtja e taksës ndaj Serbisë e parandalon ndarjen e Kosovës. Edhe unë jam për mbajtjen e taksës ndaj Serbisë, dhe ajo mos të hiqet pa u mbushur mend ajo. Por, po më duket hipokrizi nga ana e kryeministrit. Në njërën anë qëndron në pushtet me ata që po i bëjnë presion për heqjen e taksës, kurse në anën tjetër vazhdon lojën e tyre me fjalë, akuza e kundër akuza.”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit, kryeministri duhet të japë dorëheqje dhe tu thotë merreni timonin e Qeverisë dhe hiqeni taksën, ose ta udhëheq dialogun me Serbinë, ose ta heq taksën krejtësisht.

“Ose të japë dorëheqje dhe t'u thotë atyre merreni timonin e Qeverisë dhe hiqeni taksën, ose dialogun me Serbinë ta udhëheq ai. Ose taksën ta heq fare, sepse edhe ashtu po manipulojnë me të, kurse marketet plot me mallra të Serbisë. Pa lëvizur fare çmimet e tyre. Prodhimet vendore janë shtrenjtuar për disa për qind, kurse ato të Serbisë ka edhe ulje të çmimeve. Mjaft më me këto pisllëqe. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, sepse dita-ditës po zbrazet, dhe jo t'i dëgjojë përrallat e cubave që na kanë ra hise të na qeverisin dhe t'i shohim që dy dekada në skenën politike”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat