Jashari i drejtohet Xhavit Halitit: A ke bë analizën e ADN-së, cilit popull i takon? Me siguri jo shqiptar!

Politika

Jashari i drejtohet Xhavit Halitit: A ke bë analizën e ADN-së, cilit popull i takon? Me siguri jo shqiptar!

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:30
Murat Jashari dhe Xhavit Haliti

Murat Jashari, vëllai i komandant Kumanovës, në letrën drejtuar Xhavit Halitit e pyet për dekonspirimin e emrave që personalisht Jashari ia ka treguar Halitit.

Ai e pyet se pse është dashur të arrestoheshin ata persona?

“Pse atëherë Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?

Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdiun e takove me presidentin Ramiz Alia?

Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?

Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhitë e Kosovës?”, pyet Jashari.

“Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në? Sa ton informata i keni dhënë UDB-s? Me çka të shpërblejshin? Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në? Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së? Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit? Po në Evropë në cilët shtete e qytete u takojshit? Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumenta për këto raportime? Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?”, pyet tutje Jashari.

Jashari vazhdon tutje duke e pyetur për lidhjet e tij me Fatos Nanon. “Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon? Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty”?

Kush na i dekonspiroi këta emra që unë t’i tregova në mirëbesim si kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?

Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se veten?

Cilin person e dojshe dhe e donë ti?

A e ke ditur se Hajdin Sejdiu së bashku me Tahir Zemaj kanë qenë në Kosovë në burg për drogë?

A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenu me i lirua nga burgu?

Pse atëherë Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?

Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdiun e takove me presidentin Ramiz Alia?

Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?

Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhitë e Kosovës?

Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?

Ky Shaipi i LDK-ja ka dërgua 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt?

E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e dijshe këtë?

Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?

Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë?

Po ti, cilët persona i propozove?

Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?

Sa ton informata i keni dhënë UDB-s?

Me çka të shpërblejshin?

Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?

Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së?

Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit?

Po në Evropë në cilët shtete e qytete u takojshit?

Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumenta për këto raportime?

Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?

Çfarë të lidh me Fatos Nanon?

Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?

Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

Përveç që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave Shërbimeve të tjera u shërben?

A ke ndonjë komandant që është mik i shqiptarëve?

A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i takon?

Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?

Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?

Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur.

A është kështu?

Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?

Për me i njoh ata anëtarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?

A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?

Dhe Naiti ua shpërndajti anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?

UDB i përcjellke se ku po lipsën numrat dhe shumica e anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?

Kush ta dha këtë ide?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat