Taksa, arma e vetme e Kosovës kundër Serbisë

Politika

Taksa, arma e vetme e Kosovës kundër Serbisë

Nga: A.M. Më: 13 mars 2019 Në ora: 22:32
Ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se taksa është e vetmja armë që u shtri brenda kufijve të shtetit  e cila i ka treguar Serbisë se stopin.

“Taksa  është fuqizim i sovranitetit të shtetit, i cili jo vetëm Serbisë po edhe  mbarë botës ju tregoi së jemi shtet dhe mbrojmë territorin dhe  sovranitetin e shtetit. Në këtë kohë konsiderohet edhe  si armë e vetme e cila u shtri brenda kufijve të shtetit, dhe që Serbisë ja tregoi stopin, duke ia kujtuar dhe  duke e  detyruar që të lutet për largimin e taksës, jo vetëm Serbinë po edhe  tërë ato vende që ia  mbajnë krahun Serbisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërsa, sipas Krasniqit, arma tjetër mund të ishte dakordimi i liderëve politik  për dialogun po edhe për vijat e kuqe dhe në këtë mënyrë do të ishin mbrojtur interesat e shtetit.

Image
Islam Krasniqi

“Armë tjetër shumë më e fort do të ishte edhe bashkimi apo pajtimi i liderëve të vendit të cilët do të binin dakord si për dialogun ashtu edhe  për vijat e  kuqe, të cilat vija të kuqe disa vende  apo me mirë të themi përfaqësuesja e  BE-së znj. Mogherini mundohet ti zhduk ato përmes argatëve të saj, të cilët e  kanë dëgjuar  gjithçka që ajo ka kërkuar në Bruksel duke e qitur dialogun nga  binaret, apo edhe  duke e copëtuar edhe një pjesë të sovranitetit të shtetit. Sikur të ishin bashkuar  liderët në këtë proces as Bashkësia  Ndërkombëtare  dhe as askush s`do të mund të na  impononte asgjë lidhur me dialogun, por do të përfaqësohet vendi në mënyrë të dinjitetshme, duke i mbrojtur interesat e  shtetit!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat