Raporti i  DASH-it, juristi thotë se është i njëjtë me atë të para 5 viteve

Politika

Raporti i  DASH-it, juristi thotë se është i njëjtë me atë të para 5 viteve

Nga: G.B Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:50
Departamenti i Shtetit

Raporti i Departamentit të Shtetit i publikuar së fundmi ka nxjerrë në disa pjesë probleme për Kosovën.

“Kthimi i detyrueshëm i refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsioni endemik në qeveri, dhuna dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”, janë disa nga problemet për Kosovën të theksuara në këtë raport.

Lidhur me këtë raport, juristi Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” se raporti është profesional, por më shumë është politik, duke shtuar në Kosovë shprehja e fjalës së lirë është në nivelin më të lartë.

Image
Blerim Burjani

“Në Kosovë shkelen të drejtat e shumicës për shkak të nepotizmit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, pasurimi pa bazë bëhet në kurriz të parasë së qytetarëve dhe në emër të demokracisë. Kam pritur një raport më shumë profesional dhe të bërë në bazë të asaj sa respektohen të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pakicave respektohen në nivelin më të lartë në kontinentin evropian dhe më gjerë, pakicat janë të pavarur nga shumica. Në Kosovë për pakicën serbe fare nuk vendosin institucionet e Kosovës. Pjesërisht ky raport duket profesional, më shumë duket politik. Sa i përket fjalës së lirë Kosova ka shkallën më të lartë të shprehjes së lirë dhe nuk ka raste gjyqësore. Gazetarët kohë pas kohe mund të kenë telashe kjo është e saktë, ndonjëherë jo rrallë gazetarët janë kërcënuar dhe i është presion kjo dihet”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, raporti është pothuajse i njëjtë me atë të para 4-5 viteve të mëhershme.

“Pra, raporti i tillë duket sikur të ishte copy-paste para 4 a 5 a më shumë viteve, do të duhej të kishte një raport më shumë profesional dhe rekomandues. Megjithatë Kosova ka probleme edhe financiare për rikthim të refugjatëve edhe Kosova ka shumë qytetarë të shumicë që kanë mbetur pa u rikthyer në atdhe që nga viti 1999 dhe jetojnë dhe kanë marrë shtetësi të shteteve tjera në mungesë të pronave të shkatërruar rasti më i mirë që 20 vite gati shqiptarët nuk mund të rikthehen në Mitrovicën e veriut, Kosova është shtet demokratik dhe jo i dështuar në kuptimin e mbajtjes financiare, Kosova dhe Ballkani janë njëjtë, asgjë më e mirë nuk është Maqedoni për kah niveli i korrupsionit e as Serbia dhe Mali i Zi, të gjitha këto shtete të Ballkanit kanë probleme me demokracinë, zhvatjen e buxhetit, nepotizmin, pushtetin partiak dhe keqpërdorim të buxhetit, që gati nga vitet 90 shtetet e dikurshme kanë probleme të transformimit në demokraci dhe në ekonomi të tregut. Në Ballkan duhet hequr problemet politike dhe pastaj BE të merret me rendin dhe ligjin këto shtete të Ballkanit kanë probleme të njëjta”, ka vlerësuar Blerim Burjani.

Ai thotë se në Kosovë shkelen të drejtat e shumicës, Kosova nuk kaa sigurim shëndetësor e ka skema sociale zhvatëse.

“Në Kosovë shkelen të drejtat e shumicës pa ndalë dhe në mënyrë sistematike se sa të pakicave, sot Kosova s’ka sigurim shëndetësor e as mbrojtje efektive sociale për skemat e varfra, përderisa ka shumë skema sociale zhvatëse të llojeve të tipave të ndryshme të dalë nga politika sikur universitete publike lloj-lloj dhe pas mësimnxënie dhe kuadër të duhur”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat