Thaçit e Ramës po iu nevojitet Baton Haxhiu për kontaktet me serbët

Politika

Thaçit e Ramës po iu nevojitet Baton Haxhiu për kontaktet me serbët

Nga: Bota sot Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:17
Edi Rama. Baton Haxhiu, Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për rolin e Baton Haxhiut në dialogun me Serbinë.

I pyetur se cili është opinioni juaj për Baton Haxhiun, i cili konsiderohet si një urë lidhëse mes trinomit Vuçiq-Thaçi-Rama, ai ka thënë se nuk mund t’i besohet Haxhiut fati i Kosovës, ndërsa mendon se ai po e luan rolin e këshilltarit të Thaçit e Ramës.

“Unë mund të flas për raportet e Baton Haxhiut në të shkuarën, të cilën e ka pohuar edhe vetë. Unë nuk do të mund t’ia besoja fatin e Kosovës në dorë të një këshilltari siç është ai. Ai nuk do të duhej të figuronte aty as si këshilltarë i Edi Ramës, e as ndonjë figure e cila do të mund ta lidhte Vuçiqin-Ramën dhe Thaçin. Nuk iu bën nderë as Ramës e as Thaçit, madje komplet projektin e bënë të dyshimtë vetë prezenca e Baton Haxhiut”, ka thënë Aliu.

Image
Liburn Aliu

Ai e sheh të frikshme prezencën e Baton Haxhiut në takime të larta kur në pyetje është dialogu me Serbinë, për shkak të së kaluarës së tij.

“Kur ti në një proces kaq të rëndësishëm e nxjerr një person i cili në të shkuarën ka pasur komunikim dhe ka ndërmjetësuar takime të Stanishiqit me persona tjerë, pastaj merr pjesë në takime të larta mes Vuçiqit e Ramës, ku ky është aty prezent, për mu kjo është e frikshme, për mu është shqetësuese. Ne e dimë kush ka qenë edhe Serbia edhe sigurimi shtetërorë i saj, kush ka qenë Stanishiqi, ne e kemi përjetuar në lëkurën tonë, njerëzit të cilët kanë bashkëpunuar me të nuk dua ti shohë në pozicionit kyçe të shtetit shqiptarë dhe mes njerëzve kyç të Kosovës. Kjo e ve në dyshim përpjekjen e tyre dhe seriozitetin e tyre”, ka pohuar deputeti i Vetëvendosjes.

Ai mendon se Thaçit dhe Ramës po iu nevojitet Baton Haxhiu dhe lidhjet e tij të së kaluarës, por vlerëson se kjo qasje është e gabuar për një proces kaq të rëndësishëm.

“Edhe Kosova edhe Shqipëria karshi Serbisë do të mund të forcoheshin jo me njerëz të cilët dikur kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë, por me njerëz të cilët dalin nga populli nga ajo pjesë e cila ka sakrifikuar e ka luftuar gjithmonë, aty duhet, te elementi patriotik e i ngritur duhet të gjinden ata njerëz. Mbase këtyre mund t’iu nevojitet Baton Haxhiu dhe lidhjet e tij të së kaluarës, por ajo është qasje e gabuar për një proces kaq të rëndësishëm”, ka theksuar Aliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat