Thaçi ndaloi njohjet e reja për Kosovën

Politika

Thaçi ndaloi njohjet e reja për Kosovën

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 1 prill 2019 Në ora: 07:58
Hashim Thaçi

Njohjet reja për shtetin e Kosovë kanë ndaluar qe 13 muaj.

Kjo çështje po konsiderohet si shumë serioze nga njohësit e fushës diplomacisë dhe politikës.

Deputetët opozitarë e komentojnë këtë si gjendje plotësisht të dështuar, ndërsa nga ana e qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur të prononcohen rreth kësaj teme.

Millaku: Thaçi dhe punësimet partiake, fajtorë për këtë gjendje

Lidhur me këtë se a ka dështuar diplomacia e Kosovës në sjelljen e njohjeve të reja, Drita Millaku, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për gazetën “Bota Sot” ka thënë se, diplomacia e Kosovës është plotësisht e dështuar.

Image
Drita Millaku

Ajo më tej përmendë dy arsye për dështimi e diplomacisë së Kosovës:

“1.Stafi diplomatik është prodhim i punësimeve me ndikim partiak dhe familjar dhe kjo mandej prodhon injorancë dhe 2. Presidenti i vendit me nihilizimin dhe me paditurinë e tij i ka bërë shumë dëm Kosovës në përgjithësi në të gjitha drejtimet e veçanërisht në rrafshin diplomatik dhe të njohjeve të reja”. ka thënë Drita Millaku deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeziu: Ideja për shkëmbimin e territoreve ka shkaktuar konfuzitet

Image
Taulant Kryeziu

Kurse, Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, ka thënë për gazetën “Bota Sot” se, diskursi rreth idesë së shkëmbimit të territoreve ka shkaktuar konfuzitet, polarizim të skenës politike vendore si dhe mos unifikm të faktorit ndërkombëtar mbi këtë pikë, për shkak se sipas tij, hapja e temës së territorit, që krahas ushtrimit të pushtetit në të, dhe popullsisë, përbëjnë tre elemente bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi.

Kryeziu tutje vlerëson se, nuk është dashur të hapet tema e territorit duke e cilësuar si një shuplakë fytyrës për 116 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës në këta kufi, të njohur edhe nga GJND e cila ka legalizuar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si normë bazike të Kushtetutës tonë.

“Vlerësoj se nuk është dashur të hapet kjo temë, që ka penguar fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe ka rikthyer rolin e Serbisë si vend përcaktues në definimin e shtetësisë së Kosovës, kjo është një shuplakë fytyrës për 116 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës në këta kufi, të njohur edhe nga GJND e cila ka legalizuar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si normë bazike të kushtetutës tonë. Pa u ndryshuar ky diskurs, nuk mund të ketë përmirësim në sferën e njohjeve ndërkombëtare. Ajo që kemi pa si rezultat të dialogut numri i njohjeve ka filluar dukshëm të bie. Në vitin 2012 kemi pas 12 njohje, 2017, 2 njohje dhe më 2018, 1 njohje. Konsideroj që çdo marrëveshje nuk duhet të ketë bazë territorial dhe duhet të ruaj balancat e popujve të Ballkanit të krijuar pas luftës së ftohët”, është shprehur Kryeziu.

Burjani: MPJ e pavërejtur

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, analisti politik, Blerim Burjani, për gazetën “Bota Sot” ka thënë se, ministria e Punëve të Jashtme dhe diplomacia e Kosovës është e pa vërejtshme, në asnjë aktivitet rajonal apo ndërkombëtar nuk shihet.

Sipas tij, punonjësit e Ambasadave nuk merren as me lobim për njohje të reja, as me investitorë, as me aktivitete kulturore.

“Duhet pasur plotësisht qasje tjetër me këtë shërbim, njëherë është shërbim familjar, i kunatave, dajave të PDK-së, partiakëve të LDK-së. Është humbje kohe me u marr me ta, vetëm nëse bëhet një reformë totale në këtë shërbim atëherë mund të flasim, njëherë shumica e ambasadorëve janë nga Komorani, pra Drenicë, e gjithçka nuk gjë prej kësaj teme. Profili diplomatik duhet të bëhet, të dihet kush janë dhe pse duhet të marrin poste në shërbim diplomatik” ka thënë Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat