Bahtiri: Si Rakiqi, 50 të tillë t’i deklasojë kurdo dhe kudo

Politika

Bahtiri: Si Rakiqi, 50 të tillë t’i deklasojë kurdo dhe kudo

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:48
Gazetari i "Bota sot", Kushtrim Maliqi gjate intervistes me kryetarin e Mitrovices, Agim Bahtiri

Në një intervistë ekskluzive, e cila do të botohet nesër në gazetën “Bota sot”, kryetari i Komunës së Mitrovicës njëherit edhe nënkryetarë i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri ka folur për shumë çështje, e ndër të tjera edhe për idenë e tij për të bashkuar qytetin e Mitrovicës.

Në pyetjen e gazetës nëse do të ishte i gatshëm të ballafaqohej publikisht me argumente pro idesë së tij pë bashimin e Mitrovicës, me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, ai ka thënë se jo vetëm me Rakiçin, por edhe me 50 të tjerë si ai është i gatshëm kurdo, kudo të ballafaqohet, pasi që siç thotë ai, në anën e tij janë faktet dhe argumentet që Republika e Kosovës është tokë dardane dhe se serbët janë ardhacak.

“Unë jam i hapur për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, jo vetëm me të, le të jenë 50 në anën tjetër, unë i vetëm në anën time, unë kam argumente të mjaftueshme, ashtu siç kam pasur argumente të fuqishme edhe në Bruksel ku kam pasur argumente të mjaftueshme dhe e kam argumentuar të gjithë atë të cilën kam pretenduar se është e imja, e jona, e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë nuk e kam asnjë problem për tu ballafaquar me këdo, qoftë ai serb apo shqiptarë, i Serbisë apo i Kosovës sepse thash që kam argumente të fuqishme që kjo tokë është dardane, të gjithë këta janë ardhacak, sikur që po vijnë edhe sot, ku po sillën njerëz të cilët kurrë nuk kanë qenë të Kosovës e aq më pak të Mitrovicës”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat