Krasniqi akuzon rëndë Veselin: Nuk ka më budallenj që ju duron juve cubave

Politika

Krasniqi akuzon rëndë Veselin: Nuk ka më budallenj që ju duron juve cubave

Nga: D. B. Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:58
Kadri Veseli

Edhe pse shifrat alarmante e ikjes së të rinjve mohohen nga Qeveria e Kosovës, megjithatë të dhënat nga MPB-ja tregojnë se vetëm për tre muaj, 265 persona kanë kërkuar azil jashtë vendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se shteti i Kosovës nuk forcohet as duke ikur nga vendi e as nga sfidat.

Por Veseli sikur ka harruar se është pikërisht ai me shokë, të cilët e sollën Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme. Është varfëria, dhe papunësia e skajshme arsyeja se pse të rinjtë po dezertojnë nga Kosova, duke i lënë kështu pas të dashurit e tyre, dhe diplomat e tyre universitarë të vendosura në sirtarë.

Këta të rijnë në mungesë të papunësisë dhe të perspektivës detyrohen të marrin rrugën drejt vendeve tjera, pasi pikërisht të njëjtit nuk ofruan asgjë për ta.

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se është neveri kur dëgjon deklarata të tilla, nga Veseli dhe të shokët e tij pushtetarë që qytetarët po i shtynë të ikin nga atdheu i tyre.

Image
Faik Krasniqi

“Vërtetë dua ta di se si e kupton Kadri Veseli forcimin e shtetit, me hajni, korrupsion, krim dhe nepotizëm? Shumica e politikanëve të Kosovës as që duhet ta hapin gojën për largimin e njerëzve nga Kosova, sepse ata po ikin për shkak të tyre. Për shkak të luksit të tyre që po e bëjnë me paratë e popullit. Po ikin për shkak të hajnisë, krimit, nepotizmit dhe korrupsionit. Çfarë perspektive ka një qytetar i Kosovës, e sidomos një i ri. Populli për një gjë ka faj, që nuk ngritët kundër tyre dhe t'i nxjerrin zvarrë nga zyrat e tyre. Asnjë qytetar nuk duhet të rri këtu, por të gjithë të ikin dhe këta fundërrina t'i lënë vetë. Ta shohim pastaj se si do ta mbajnë shtetin këta horra. Me këtë deklaratë në mënyrë indirekte po thotë që populli është tradhtar, dhe se po e lëshon vendin por nuk do të çuditesha që nesër do të dalin ta thonë troç edhe këtë gjë. Jo z. Veseli, nëse jemi frikacak e budallonjë nuk jemi. Ju akoma jetoni me mendësinë fshatareske, sepse nga fshati jeni larguar, por mentalitetin fshataresk e keni marrë me vete edhe në politikë. Nuk ka me popull budalla që bashkëjetojnë me ju, pasi ju popullin e doni për para, që ata të jenë skllevërit e juaj, e ju skllavopronaret. Do të pendoheni se çfarë i keni bërë këtij populli që dy dekada. Por me çfarë fytyre i akuzoni për ikje nga vendi, nuk ka më budallenj që ju duron juve cubave. Është një fjalë e vjetër: Kur fshatari ka rënë në qytet, shteti ka qenë në rrezik, duke i anashkaluar fshatarët e vërtetë e zemërbardhë”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat