Zemaj: Librezat partiake luajnë rolin e diplomës për punësim në institucione publike

Politika

Zemaj: Librezat partiake luajnë rolin e diplomës për punësim në institucione publike

Nga: Z.B Më: 14 prill 2019 Në ora: 21:10
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, punësimet mbi baza politike e familjare në Telekom tashmë nuk janë rast i izoluar.

“ Bazuar në raportimet e ndryshme kemi parë se e njëjta ka ndodhur edhe nëpër ndërmarrje publike dhe kjo gjendje është më shumë se fatkeqësi”, ka thënë Zemaj.

Ai thotë se, kur e them këtë kam parasysh faktin kur librezat partiake luajnë rolin e diplomës për punësim në institucione publike.

Zemaj shton se, situata të tilla kërkojnë reagim qytetarë, për ta ndalur këtë degradim që po merr përmasa të jashtëzakonshme. Dhe sigurisht që çdo reagim kundër kësaj situate do ta ketë përkrahjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat