Luftë brenda PDK-së, Veseli përballë njerëzve që akoma i binden Thaçit - Bota Sot
Luftë brenda PDK-së, Veseli përballë njerëzve që akoma i binden Thaçit

Politika

Luftë brenda PDK-së, Veseli përballë njerëzve që akoma i binden Thaçit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 prill 2019 Në ora: 08:06
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Luftë brenda PDK-së, Veseli përballë njerëzve që akoma i bPër shkak dy rrymave politike që funksionojnë në PDK, kjo parti është ndarë në dysh. Dhe ndonëse Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dikur ishin shokë, tani siç duket po shkojnë kah një kundërshtim i madh politik me njëri-tjetrin.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në PDK, nuk ka pasur prurje të reja, por njerëz të ricikluar që kërcejnë prej nja partie në tjetrën, sipas interesit personal.

Sipas tyre, një parti assesi nuk mund të funksionojë me dy kryetarë, sepse asnjë intelektual nuk bëhet pjesë e një partie të krimit, por as partitë e tjera nuk qëndrojnë më mirë me prurje të reja.

Ata konsiderojnë, se zbrazja e Kosovës është dëshmia më e qartë se në çfarë gjendje e kanë sjell njerëzit e sojit të tillë, nuk janë prurje të reja njerëz të ricikluar, që kërcejnë prej nja partie në tjetrën, sipas interesit personal. Kjo tashmë është bërë e zakonshme në Kosovë, sepse shumica e partive funksionojnë në bazë të interesave të ngushta shtetin dhe qytetarët e saj.

Mehmeti: Kosova nuk ka të ardhme me Thaçin e Veselin

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se PDK-ja nuk mund të reformohet me njerëz të pa reformuar, pasi sipas tij, si Thaçi ashtu edhe Veseli i përkasin një mendësie shkatërruese, grabitqarë dhe si të tillë nuk e lëshojnë pushtetin.

Sipas tij, PDK-ja nuk mund të bëjë reforma as brenda partisë së vet e as të Kosovës, bënë disa fasada gjoja që i përkasin ndryshimit por që në esencë është mashtrim.

“Kadri Veseli dhe Thaçi kanë të përbashkët interesin e karriges dhe assesi të Kosovës. Kosova me njerëz të tillë s’mund të ketë të ardhme. Në PDK ka shumë rryma, por ata i bashkon interesi, gjithsesi kjo parti është e keqja e vendit dhe si e tillë duhet të largohet nga pushteti një orë e më parë“, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Burjani: Veseli po pengohet qëllimisht nga njerëzit e Thaçit

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani, ka thënë se PAN duhet të pensionohet prej zhvillimeve politike, meqë PDK-ja si prijësi më i madh i këtij koalicioni dhe surrogatet e saj kanë një politikë të njëjtë problematike për qytetarët dhe shtetin.

Ai ka thënë se të tillët janë bërë pengesë e kohës dhe zhvillimeve, sepse nuk shkon më duke folur në mënyrë patriotike dhe duke u pasuruar pa ndal.

“Këto parti ose duhet të reformohen skajshëm dhe të vazhdojnë rrugëtimin politik ose të pensionohen meqë janë bërë pengesë e madhe për shtetin. PDK përkundër se ka shumë njerëz e kuadro prapë ka mbetur njëjtë me njerëz të fuqishëm dhe të pasuruar pa bazë dhe me politikë të njëjtë me servilë. Dhe nëse e marrin tërësisht tërë strukturën e kuadrove që ka Kosova prapë do të udhëheqin nga njerëz të njëjtë "Kadria dhe mahalla" apo Hashimi me njerëz të vjetër dhe servilet. Pra, ky subjekt ka përçarje të lehtë kaherë dhe sidomos pas ardhjen në lideship Veselit, PDK-ja u nda në servil që e përkrahin Hashimin dhe Kadriut ia kthyen shpinën, përderisa Veseli nuk ka arritur deri tash fare të bëjë një reformë të mirëfilltë të partisë, të tentojë të reformojë në aspektin gjinor. Por, ai dështoi meqë solli disa njerëz nga mediat në parti koti, kur dihet që partia nuk ka nevojë për mbledhje të informatave por për njerëz profesional që din të bëjnë ndryshime”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, partitë politike kishin nevojë për njerëz të politikave zhvillimore kreative dhe për të tillë që ndërtojnë edhe vizionin edhe profilin partiak por dështojë plotësisht.

“Mendoj se Veseli po pengohet qëllimisht të mos mundet me u rimëkëmb në PDK, e këtë po e ndalojnë disa servilë të Thaçit që sillen nëpër zyra jo rrallë gjatë ditës të Thaçit. Por duhet ta theksojë se edhe koha e servilëve po kalon në PDK, pasi Veseli në PDK asgjë nuk ka fituar me servilët të cilët i ka marr në kryeqytet. Ai madje u ka dhënë edhe poste deputeti dhe ministri por kot meqë nuk ka vota fare për PDK në Prishtinë, derisa PDK-ja në anën tjetër po e shfrytëzon Veselin për interesa personale. Veseli nga ana tjetër e ka tepruar duke bërë hajgare kur thotë se ka prurje të reja. Po ato prurje të reja kurrë nuk shihen në subjekt, madje një staginim e ka edhe në LDK”, ka thënë Burjani.

Ai ka thënë se partitë politike fatkeqësisht janë mbi shtetin, sepse shtetin e shkeli në vazhdimësi Kushtetutën pa u ndal, si në trajtim të barabartë të qytetarëve në punësim dhe diskriminim të sektorit privat.

Krasniqi: Në PDK parti tashmë ekzistojnë dy rryma

Image
Faik Krasniqi

Kurse, politologu Faik Krasniqi, ka vlerësuar se PDK-ja nuk është më e fuqishme siç ka qenë me Hashim Thaçin në krye të saj dhe kjo është evidente.

Ai ka thënë se, prej largimit të Hashim Thaçit nga posti i kryetarit të PDK-së, kjo parti ka shënuar rënie drastike.

“Në këtë parti tashmë ekzistojnë dy rryma, ata që akoma i binden Hashim Thaçit, dhe ata të cilët i binden Kadri Veselit. Një parti assesi nuk mund të funksionojë me dy kryetarë sepse asnjë intelektual nuk bëhet pjesë e një partie të krimit, por as partitë e tjera nuk qëndrojnë më mirë me prurje të reja. Nuk janë prurje të reja njerëz të ricikluar, që kërcejnë prej nja partie në tjetrën, sipas interesit personal. Kjo tashmë është bërë e zakonshme në Kosovë sepse shumica e partive funksionojnë në bazë të interesave të ngushta. Dhe pikërisht për këtë nuk ka progres por vetëm degradim të shtetit. Kjo klasë politike e ka vrarë shpresën e çdo qytetari. Zbrazja e Kosovës është dëshmia më e qartë se në çfarë gjendje e kanë sjell shtetin dhe qytetarët e saj”, ka thënë politologu Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...