“Një Qeveri e tillë duhet të ik sa më shpejt”

Politika

“Një Qeveri e tillë duhet të ik sa më shpejt”

Nga: N.H Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:19
Qeveria Haradinaj

Opozita edhe me tej po e ka të pamundur sigurimin e numrave të nevojshëm për rrëzimin e qeverisë aktuale, shkruan gazeta “Bota sot”.

Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shfaqur pritjet e saja se një pjesë e pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me votat e Listës Serbe mund të rrëzohet Qeveria, por, sipas tij, është e pandershme që krijimi dhe rrëzimi i Qeverive në Kosovë të ndodhë nga kjo listë.

“Opozita nuk i ka numrat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë, edhe nëse deputetët e PSD-së i bashkohen mocionit. Me votat e Listës Serbe mund të rrëzohet Qeveria, por është e pandershme që krijimi dhe rrëzimi i Qeverive në Kosovë të ndodhë nga kjo listë, respektivisht nga Beogradi zyrtar, kur e dimë që Vuçiq është themeluesi i kësaj liste”, ka thënë ai për gazetën “Bota sot”.

Krasniqi me tej është shprehur se nuk beson se deputetët nga pozita do t’i bashkohen nismës së pozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka potencuar krejt në fund se një Qeveri e tillë duhet të ik sa më shpejt.

“Nuk besoj që deputetë të pozitës i bashkohen nismës së pozitës për rrëzimin e Qeverisë. Kryeministri Haradinaj e dinë fare mirë që vetëm PDK do ta rrëzonte nga pushteti, por PDK-ja në sondazhe është shumë keq, dhe zgjedhjet do ta dërgonin në opozitë. Sidoqoftë, një Qeveri e tillë duhet të ik sa më shpejt”, ka thënë krejt në fund, analisti politik Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat