Fundi i idesë ruso-serbe të Thaçit për territoret, Gjermania gardiane e kufijve të Kosovës  - Bota Sot
Fundi i idesë ruso-serbe të Thaçit për territoret, Gjermania gardiane e kufijve të Kosovës 

Politika

Fundi i idesë ruso-serbe të Thaçit për territoret, Gjermania gardiane e kufijve të Kosovës 

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 prill 2019 Në ora: 08:05
Hashim Thaçi

Si duket i ka lënë shije të hidhur kancelares gjermane Angela Merkel, ajo çfarë kishte ndodhur në Forumin e Alpabch-ut vitin e kaluar kur Austria tentoi të imponohej si ndërmjetëse për të zgjidhur konfliktin Kosovë –Serbi, nëpërmjet korrigjimit të kufijve duke e anashkaluar komplet Gjermaninë. Në samitin që pritet të mbahet më 29 prill në kryeqytetin gjerman BE (Gjermania e Franca) – Ballkani Perëndimor, i cili pritet t’ia japë një kahje dialogut, austriakët janë injoruar fare.

Në shtator të vitit të kaluar, kur austriakët ishin bërë nikoqir të takimit Thaci –Vuçiq, në Forumin e Alpabach’ut, ishte promovuar ideja e një marrëveshjeje Kosovë –Serbi, nëpërmjet ndryshimit të kufijve. Presidenti austriak Alexander Van DerBellen ishte shprehur optimist me atë që kishte parë tek dy kolegët ballkanas duke thënë se marrëveshja është e mundshme. Në sfond të gjithë kësaj kishte punuar një austriak tjetër, ish emisari i BE’së për Kosovën Ëolfgan Petrich i cili duket se kishte bindur me lehtësi qeverinë e tij ta përqafojë ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Për ta shtuar edhe më tej nervozen në Berlin, austriakët kishin bërë edhe diçka tjetër. Kancelari austriak Sebastian Kurz publikisht ka mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve si një mënyrë për ta zgjidhur konfliktin Kosovë –Serbi.

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk po i pëlqen ky takim në samitin e Berlinit. Të paktën kështu vërehet nga “sikleti” i tij, që po del të jetë i vetmuar në atë takim, pasi që aty do të jetë edhe kryeministri Haradinaj, i cili deri më tani është deklaruar kundër prekjes së kufijve në marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi.

Lepaja: Austria , me angazhimet e fundit publike është treguar e hapur për interesimet Ruso-serbe

Image
Fadil Lepaja

Njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja ka thënë për “Bota sot” se, Gjermania po aktivizohet që të rimerr iniciativën për procesin e integrimit në Evropë të Ballkanit Perëndimor dhe të ndalë devijimet e mundshme të dialogut Kosovë-Serbi.

“Aktivizimi i Gjermanisë, është në funksion të rimarrjes së iniciativës në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe ndalja e proceseve të (keq)përdorimit të Ballkanit në përpjekjet për të krijuar aleanca të reja globale, dhe ndalja e devijimit të bisedimeve Kosovë-Serbi drejt ndryshimit të kufijve dhe rikrijimit të shteteve nacionale në Rajon”, thotë Lepaja.

Ai thekson se Gjermania po e mbanë larg Austrinë, për arsye se kjo e fundit po tregohet e hapur pro interesave Ruso-serbe në Evropë.

“Gjermania po bënë përpjekje që edhe Francën ta mbaj besnike ndaj parimeve të deritashme të procesit paqësor, por edhe evro-integrues në Ballkan. Austria , me angazhimet e fundit publike është treguar e hapur për interesimet Ruso-serbe për ndërrimin e kufijve dhe këmbimin e territoreve të përkrahura edhe nga Presidenti i Kosovës.Kjo mund të jetë edhe arsyeja e mos përfshirjes së saj në këtësamit Ballkanik”, ka potencuar Lepaja.

Rexhaj: Në këtë samit merr fund aventura e Hashim Thaçit rreth shkëmbimit të territoreve

Image
Sali Rexhaj

Ndërsa publicisti Sali Rexhaj, mendon se Gjermania dhe Austria përveç çështjes së Kosovës, kanë edhe dallime tjera të mëdha. Ai është optimist se në këtë samit do të merr fund ideja për prekjen e kufijve.

“Dihet se në mes të kancelares Merkel e kancelarit Kurz ka dallime të mëdha, jo vetëm rreth Kosovës po edhe rreth temave tjetra, sidomos rreth politikes së migracionit, anëtarësimit të vendeve ballkanike në BE. Si do që të jetë, Austria nuk është faktor aq i rëndësishëm dhe përkrahja që ju dha Thaçit e Vuçiqit nga kancelari Kurz nuk u prit mirë nga zonja Merkel. Gjithsesi se në këtë samit merr fund aventura e Hashim Thaçit rreth shkëmbimit të territoreve, kjo dihet se është kauzë e Putinit e Vuçiqit për t’i legjitimuar pushtimet e veta në Gjeorgji e Ukrainë, si dhe bashkimin e Republikës Serbe me Serbi”, është shprehur Rexhaj për “Bota sot”.

Ai thekson se Merkel e din më së miri rrezikun që vie nga Putini dhe nuk do të lejojë që të ketë plane të tilla. Mirëpo Rexhaj mendon se vetëm largimi i presidentit Thaçi nga skena politike, do të eliminonte përgjithmonë rrezikun nga vet ai.

“Këto gjëra bien ndesh me bazamentin mbi të cilin ështëndërtuar BE dhe kultura e sajë, që nga lufta e dytëbotërore e deri më sot. Zaten zonja Merkel e vëren më mirë se çdo kush rrezikun që i vije Evropës/BE-së nga Putini. Ajo në këto gjëra nuk lëshon pe. Aq më shumë tani në lojë futet kryeministri Ramush Haradinaj, kundërshtar i madh i kësaj ideje. Rroli i tij në bisedime do të fuqizohet, gjë e cila i takon edhe me kushtetutën e Kosovës. Mendoj se kur kemi parasysh zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian, e cila e largon nga ndërmjetësimi Federica Mogherinin, rreziqet që i kanoseshin Kosovës nga Hashim Thaçi do të marrin fund. Por, një gjë nuk duhet harruar, Thaçi nuk dorëzohet as nuk tërhiqet kurrë nga loja në të cilën është futur. Vetëm largimi i tij nga skena politike e eliminon rrezikun që i vije Kosovës nga ky njeri”, vlerëson Rexhaj.

Shahu:  Gjermania vazhdon ta mbajë vijën kundërshtuese

Image
Rexhep Shahu

E publicisti Rexhep Shahu, mendon se ky takim nuk do të zgjidh gjithçka, mirëpo thekson se Gjermania do ta fitojë këtë betejë me shtetet e tjera, në mënyrë që Kosovës të mos i cenohen kufijtë.

“Nuk mendoj se gjërat ndahen me thikë dhe brenda një ore a një dite a një mbledhje, por mendoj se Gjermania do të dijë ta fitojëkëtë betejëpëridenë e saj që të mos cenohen kufijtë e Kosovës që do të hapnin kutinë e Pandores e do të krijonin reaksion zingjir”, shprehet Shahu.

Tutje Shahu thotë se ideja për prekje të kufijsh do të “struket” në sirtarët e historisë nëse Gjermania vazhdon ta mbajë këtë seriozitet.

“Më shumë se sa për të mbrojtur Kosovën, lidhjet e hershme dhe simpatitë e hershme e të reja gjermane për shqiptarët e Kosovën, Gjermania besoj do ta mbrojë stabilitetin e krijuar, aq më tepër se janë të pabesueshëm dhe aspak seriozë dhe të vegjël fare aktorët si Vuçiq e Thaçi që duan tëbëjnë ndryshime kufijsh, janë të vegjël për punë të mëdha. Teza e vjetër serbe e këmbimit tëterritoreve, tezë që e artikulojnë si origjinale Qosja e Thaçi, besoj se do të struket në skaj sirtarësh të historisë nëse Gjermania vazhdon ta mbajë me seriozitet këtë vijë kundërshtuese për këtë tezë serbe”, përfundon Shahu për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...