Analisti politik, Faik Krasniqi, ka komentuar certifikimin katër anëtarëve Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme në komunat në veri të vendit.
Ai ka thënë se KQZ vepron sipas direktivave të padroneve të politikes.
“KQZ gjithmonë vepron sipas direktivave të padroneve të politikes. Edhe kësaj radhe ka vepruar sipas rekomandimeve të tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, ai ka shtuar se KQZ ka bërë shkelje të ligjit, sepse kandidatet s'mund të certifikohen pa u votuar.
“Lista serbe është pjesë e këtij koalicioni qeverisës, dhe duhet t'u binden. Nuk e kuptoje pse kjo liste do kandidojë me kandidatet e saj, kur në katër komunat udhëhiqnin dhe dhanë dorëheqje me urdhra nga Beogradi. Padyshim qe KQZ ka bërë shkelje të ligjit, sepse kandidatet s'mund të certifikohen pa u votuar!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”