Thaçi të bëjë testin e drogës, a mund të jetë konsumues i saj?

Politika

Thaçi të bëjë testin e drogës, a mund të jetë konsumues i saj?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 maj 2019 Në ora: 21:25
Hashim Thaçi duke raportuar para Komisionit

Derisa flasim për dukuritë negative në shoqëri, natyrisht se droga është ndër më të rrezikshmet.

Padyshim, se rreziku më i madh ka të bëjë kur njerëz të tillë ndodhën në pozita të larta shtetërore, e kjo nuk mund të përjashtohet si i paprecedent. Në politikën shqiptare në përgjithësi lakohet emri i kryeministrit të Shqipërsië, Edi Rama, i cili për më tepër edhe ka refuzuar të bëjë testin e drogës.

Duke pasur parasysh pasojat që sjell droga, nuk mund të përjashtohet se edhe Hashim Thaçi mund të jetë i përfshirë në konsumim të drogës. Kjo vjen pas sjelljeve të tij të çuditshme në Komisionin për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq. Fillimisht, duhet cekuar se simptomat e përbashkëta të përdorimit të drogës, si dhe ndryshimet e shenjave në varësi të drogës shkaktojnë : Pamje dhe sjellje që deri diku ngjan si dehje alkoolike, por pa erën e fryma alkool apo në erë të ulët, jo kusht përkatës; Mendjet Ndryshimi: ngushtimin shtrembërim, konfuzion; Ndryshimet humor, gëzim i pashpjegueshëm, fun-loving, llafazane, virulenca, agresivitet, situata në mënyrë të qartë nuk është e përshtatshme dhënë; Ndryshimi në aktivitetin motorik, të rritura gjeste, lëvizjet tepricë, nervozizëm, letargji, relaksim, dëshira për paqe (pavarësisht situatës). Sidomos kjo e fundit, që e shtyn atë drejt këmbënguljes për paqe me Serbinë, si dhe agresiviteti i tij ndaj të tjerëve, janë simptona të qarta të një njeriu të droguar.

Por a është vallë Thaçi përdorues i drogës, apo sjelljet e tij janë pasojë e frikës së humbjes së pushtetit, këtë s’mund ta themi me siguri. Por, do të ishte shumë mirë që të gjithë zyrtarët shtetëor të bënin testin e drogës dhe testin psikik të tyre. Kjo pasi, këta njerëz kanë fatin e një populli në duar dhe paramendo të varet e tashmja dhe e ardhmja e një populli nga një njeri i droguar. Rast konkret e kemi Shqipërinë, derisa një i droguar në krye të qeverisë kanabizoi gjithë vendin.

Për më tepër edhe shtetet e Evropës janë në hall me drogën që transportohet nga Shqipëria. Kjo ndikoi që Holanda t’i revokonte vizat për Shqipërinë, pasojat e të cilës do t’i mbartin qytetarët shqiptarë. Në situatë aspak më të mirë nuk ështe as Kosova, besa edhe më keq. Evropa nuk na i hap dyert e saj, pasi vendi përballet me shumë probleme e të cilat do të mund të mbarten edhe në vendet e tjera. Nga kjo kanë frikë shume shtete, të cilave Hashimi u bën servilin në kurriz të vendit të tij.

Duhet kujtuar sjelljet e Hashimit në Komisionin parlamentar, e të cilat nuk ishin sjellje të një njeriu normal, kryesisht sjelljet e tij janë pasojë e kontrollit. Kjo e fundit shkaktohet nga pamundësia për të kontrolluar veprimet si rezultat i mpirjes së instikteve të helmuara nga lëndë narkotike. Kjo nuk përjashtohet, duke pasur parasysh profilin e presidentit aktual të Kosovës.

Për të larguar çdo dyshim, e ftoj publikisht presdientin Thaçi të bëjë testin e drogës, por edhe të tjerë zyrtarë. Nëse nuk janë të droguar nuk kanë pse të kenë frikë, së paku bindemi se njërën nga shumë të këqijat nuk e kanë. Por, ata që janë përdorues të saj do të refuzojnë, gjithsesi do të ishte mirë të bëhët një test i tillë. I pari të jetë Hashimi, pas tij të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat