Millaku: Qeveria jeton me krimin dhe nuk mund të shkëputet nga ai

Politika

Millaku: Qeveria jeton me krimin dhe nuk mund të shkëputet nga ai

Nga: G.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:12
Drita Millaku

E shqetësuar dhe me kritika ndaj veprimeve të Qeverisë për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta dhe personave të dënuar për krime lufte, është shprehur Ambasada Amerikane në Kosovë të martën.

Përmes një komunikate për media, Ambasada ka shprehur shqetësimin serioz, duke thënë se veprime të tilla minojnë besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privojnë vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe mëse të kualifikuar për të kryer punën në Qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve.

Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kodi i etikës nuk e lejon emërimin e njerëzve me akuza për vepra penale në pozita të larta shtetërore por kjo nuk është standard për Qeverinë.

“Kodi i etikës nuk e lejon emërimin e njerëzve me akuza për vepra penale në pozita të larta shtetërore por për qeverinë e kriminalizuar kjo nuk është standard prandaj nuk besoj se qeveria jonë mund të shkëputet nga krimi dhe kriminelët. Qeveria nuk do t’i marrë parasysh vërejtjet e Amerikës. Dhe nuk mund të shkëputen nga krimi për shkak se këta jetojnë nga krimi, dhe janë të kriminalizuar deri në palcë”, ka vlerësuar ajo.

Sipas Millakut, për një qeveri të përgjegjshme, nuk do të kishte nevojë që gjëra të tilla të përkujtohen.

“Për një qeveri të përgjegjshme nuk do të ishte e nevojshme që gjëra të tilla elementare të na përkujtohen nga askush e veçanërisht nga ambasadat e vendeve mike por kjo do të duhej të ishte detyrë dhe obligim qeveritar,biles obligim themelor”, ka deklaruar deputetja Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat