PDK-ja konkretisht Kadri Veseli duhet të jap përgjegjësi për këtë foto të lëshuara në opinion

Politika

PDK-ja konkretisht Kadri Veseli duhet të jap përgjegjësi për këtë foto të lëshuara në opinion

Nga: D.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:13
PDK

Deputetja e PDK-së Flora Brovina pa dyshim se është viktime e një skemë të caktuar nga njerëz të partisë nga edhe vjen ajo.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se PDK-ja e Hashimit e ka synimin e shpërqendrimit të vëmendjes ndaj gjendjes aktuale në vend.

Sipas tij, krejt kjo eufori po bëhet që të zhvlerësohet përdhunimi i vërtetë që u ka ndodhur femrave shqiptare në Kosovë të cilat padyshim se ka ndodhur në realitet kjo gjë.

Image
Faton Mehmeti

“Dhe faktikisht kjo gjë do i shërbej Serbisë, e cila do mbështet në këto foto, për të treguar se ja çfarë foto përdorin shqiptarët për të na akuzuar neve, E në ndërkohë që të gjitha janë propagandë. Faktikisht, Kosova nuk guxon të bie në këtë nivel, dhe për këtë gjë duhet që dikush nga PDK-ja, me konkretisht Kadri Veseli të jap përgjegjësi”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat