Hashim Thaçi i paparashikueshëm, idenë serbe dëshiron ta çojë deri në fund - Bota Sot
Hashim Thaçi i paparashikueshëm, idenë serbe dëshiron ta çojë deri në fund

Politika

Hashim Thaçi i paparashikueshëm, idenë serbe dëshiron ta çojë deri në fund

Nga: N.H Më: 26 maj 2019 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi

Deputetja e opozitës, ajo nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se janë të vështira të parashikohen veprimet e Thaçit, pasi që, sipas saj, ky i fundit e ka dëshmuar se është konfuz dhe jo konsistent.

Sipas Millakut, presidenti Thaçi ka dhënë prova se dëshiron t`i shkojë deri në fund idesë serbe të shkëmbimit të territoreve.

“Mendoj se është shumë e vështirë të parashikohen veprimet e Hashim Thaçit pasi që është dëshmuar se ai është konfuz dhe jo konsistent. Jam e bindur se nuk ka unitet në mes të presidentit dhe kryeministrit pasi që Hashim Thaçi ka dhënë prova se dëshiron të i shkojë deri në fund idesë serbe të shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Millaku.

Tutje, ajo ka deklaruar se pret nga Samiti i Parisit që t’i vihet kapaku idesë së shkëmbimit të territoreve.

“Prej Samitit të Parisit pres që t’i vihet kapaku idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë”, ka deklaruar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjithashtu mendoj se vetëm zgjedhjet e lira në Kosovë do të ishin siguri absolute për ta varrosur përfundimisht këtë ide dhe për të vënë në binare të sigurt dialogun duke mbrojtur kështu interesat fondamental të Kosovës .Pra, vetëm Lëvizja Vetëvendosje është gardiane e besueshme e interesit të Kosovës”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...