Ardhja e ish-Presidentit Clinton në Kosovë, politikisht është një grusht i rëndë për të gjithë ata që janë kundër Kosovës

Politika

Ardhja e ish-Presidentit Clinton në Kosovë, politikisht është një grusht i rëndë për të gjithë ata që janë kundër Kosovës

Nga: D.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:45
Bill Clinton

Ardhja e ish-Presidentit Bill Clinton në Kosovë politikisht është një grusht i rëndë për të gjithë ata që janë kundër Kosovës e sidomos trashëgimtarëve të Millosheviqit: Vuçiqiq, Bernabiqi e Daçiqit e shumë të tjerëve.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se simbolika e ardhjes së Presidentit Clinton është edhe vërejtje serioze edhe për shtetet e BE-së që janë pro-rusë e kundër Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Ardhja e Clintonit, Albright dhe Clark politikisht simbolizon mini-shtetin e SHBA-së në Ballkan dhe Evropë, dhe se shtetet që nuk do pajtohen me Kosovës, do kenë punë me SHBA-në. Mirë se na erdhët miq më të dashur e shpëtimtarë të shqiptarëve Bill Clinton, Madeliene Albright në Kosovën e lira nga ju, rrofshi se populli shqiptar kurrë nuk do ta harrojë Amerikën dhe është mirënjohës e falënderues për gjithë jetën” ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat