Memli Krasniqi: Nuk ka arsye për rrëzimin e qeverisë PAN - Bota Sot
Memli Krasniqi: Nuk ka arsye për rrëzimin e qeverisë PAN

Politika

Memli Krasniqi: Nuk ka arsye për rrëzimin e qeverisë PAN

Nga: V.R Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:31
Memli Krasniqi

Subjektet politike opozitare po vijojnë me kërkesat e tyre për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Madje, javë më parë kreu i opozitës, Isa Mustafa ka mbajtur takime të ndara me Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmeti, ku kanë diskutuar për konkretizimin e hapave për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj.

Por, pavarësisht kësaj pozita thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje.

Për “Bota sot”, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, shkurtimisht u shpreh se vendi nuk ka arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Ne mendojmë se nuk ka asnjë arsye që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...