Dështojnë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj?

Politika

Dështojnë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj?

Nga: v.r Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:31
Shpend Ahmeti Fatmir Limaj

Ndonëse nuk ka ende vendim zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, sipas disa burimeve, del që, puna ekipore e Grupit Negociator të përbërë nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, shkruan “Bota sot”.

Delegacioni, në krye me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, i formuar prej muajsh, nuk është funksionalizuar plotësisht dhe ka zhvilluar fare pak aktivitet.

Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar kryesuesin e këtij delegacioni Shpend Ahmetin, por që ky i fundit, nuk dha asnjë përgjigje.

Ndërkaq zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, në një pronocim për “Bota sot”, tha se Partia Socialdemokrate themeloi  Delegacionit Shtetëror gjithëpërfshirës duke u siguruar që bisedimet të drejtohen nga shumica parlamentare ku rol vendimtar ka opozita.

“Për herë të parë Kosova ka platformë e cila kornizon vlera dhe qëllime. Për herë të parë Kosova ka ligj për dialog i cili saktëson kompetencat e Delegacionit dhe mbron interesat e vendit. Kuvendi merr rol dhe bëhet udhëheqës i dialogut”, tha ajo.

Më tej, zëdhënësja Kuqi, theksoi se PSD ende nuk ka pranuar vendim zyrtar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Vetëm pasi të publikohet verisoni zyrtar, ne do të marrim vendim lidhur me veprimet tona.

“Deri në atë moment ne nuk mundemi as të paragjykojmë as të spekulojmë”, tha ajo.

Ndryshe, një ditë pasi që u krijua Ushtria e Kosovës, Parlamenti i Kosovës mandatoi ekipin negociator për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat