Grushtat në LDK: Agim Veliu kërcënon me largim nga partia për ata që prishin procesin zgjedhor - Bota Sot
Grushtat në LDK: Agim Veliu kërcënon me largim nga partia për ata që prishin procesin zgjedhor

Politika

Grushtat në LDK: Agim Veliu kërcënon me largim nga partia për ata që prishin procesin zgjedhor

Nga: N.H Më: 16 qershor 2019 Në ora: 21:20
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka folur për rrahjet e vazhdueshme që po ndodhin në degët e kësaj partie, ku sot në Degën e III-të të Prishtinës që njihet edhe si Dega e Presidentit Rugova u përsëritën skenat me karrige.

Veliu në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se zhvillimet e fundit që po ndodhin në partin e tij janë të papranueshme dhe se nuk do të lejojnë të ndodhin gjëra të tilla.

Nënkryetari i LDK-së ka bërë më dije se të gjithë të përfshirët në këto inceste nuk do ta kenë vendin në LDK.

“Raportimet e fundit në media për përleshjet në LDK, për ato diçka ka, diçka po shihet. Qëndrimi zyrtar i partisë është se nuk do të lejojë të bëhen këso gjërash në procesin zgjedhor dhe janë shumë të papranueshme, dhe sigurisht se ne do ta diskutojmë seriozisht këtë çështje. Dhe të gjithë ata që përfshihen, apo janë iniciues apo faktor në këto, nuk do të kenë vend në LDK”, ka thënë nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, për gazetën “Bota sot”.

Ai gjithashtu ka shtuar se së shpejti do të dalin edhe më një qëndrim zyrtar.

“Ne jemi në proces dhe do ta vlerësojmë krejt atë se çfarë ka ndodhur në realitet. Nuk kemi informacione të sakta, por sigurisht së shpejti do të dalim me një qëndrim zyrtar”, shtoi me tej ai.

Ndërsa, në fund, Veliu ka theksuar se të gjithë anëtarëve të LDK-së duhet t’ju mundësohet futja në procesin zgjedhor, në mënyrë që ky proces të përfundojë pa probleme.

“Të gjithë anëtarëve të LDK-së duhet t’ju mundësohet futja në proces, të zgjedhën dhe ky proces të përfundojë në mënyrë të qetë dhe pa probleme”, ka përfunduar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...