“Këta janë kanceri i shoqërisë” - Bota Sot
“Këta janë kanceri i shoqërisë”

Politika

“Këta janë kanceri i shoqërisë”

Nga: N.H Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustrim "Bota sot"

Veprimtari dhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, ka treguar se në kohën e luftës në Kosovë, gjatë viteve të 90-ta, komandantët që tash i kemi në pushtet, e që dikur lëshonin komunikata në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një Komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe për Familjen Jashari, konkretisht për Hamëz Jasharin.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se edhe UÇK ka qenë e kapur nga njerëzit që sot e kanë kapur edhe shtetin.

Ai për “Bota sot”, ka treguar se si është vepruar për t’i eleminuar njerëzit më të denjë të UÇK-së.

“Tashme dihet se edhe UÇK ka qenë e kapur nga njerëzit që sot e kanë kapur shtetin, janë po të njëjtit njerëz. Këta matrapazë pa luftuar asnjë ditë, dhe të financuar nga qarqe serbo-ruse-franceze kanë pasur qëllim diskreditimin e luftës. Kështu kane vepruar duke eliminuar njerëzit më të denjë të UÇK-së, duke përfshirë edhe familjen Jashari”, ka thënë Mehmeti

Ai shton se Kosova duhet të çlirohet sa më parë nga kjo bandë kriminale, që si në luftë edhe në paqe po i bënë dëme të mëdha vendit.

Image
Faton Mehmeti

“Janë po të njëjtit njerëz si Thaçi, Veseli etj, që nuk kanë fytyrë sot të shkelin në familjen Jashari dhe thirren në emër të tyre për poena politike. Kosova duhet të çlirohet sa më parë nga kjo bandë kriminale, që si në luftë edhe në paqe po i bënë dëme të mëdha vendit”, ka theksuar ai.

Krejt në fund, Mehmeti ka theksuar se këta njerëz nuk kanë pasur qëllim çlirimin e vendit, por përfitimin e tyre për tu pasuruar vet.

“Natyrisht, se këta njerëz nuk kanë pasur qëllim çlirimin e vendit, por përfitimin e tyre për tu pasuruar vet, dhe për t’i e bërë nder armiqve të vendit. Këta janë kanceri i shoqërisë, sikur që ishin edhe plaga më e madhe për luftën e drejtë të UÇK-së”, ka përfunduar analisti politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...