Viza mashtrimi i dekadës, Krasniqi tregon si të veprojë Haradinaj me BE-në - Bota Sot
Viza mashtrimi i dekadës, Krasniqi tregon si të veprojë Haradinaj me BE-në

Politika

Viza mashtrimi i dekadës, Krasniqi tregon si të veprojë Haradinaj me BE-në

Nga: G.B Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustruese "Bota sot"

Seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për vendin, që pothuajse në asnjë pikë nuk pajtohet me praktikat qeverisëse të Qeverisë Haradinaj, ka dalë i ashpër dhe shumë kritik për Qeverinë e Kosovës dhe shtegun nëpër të cilin po ecën Kosova drejt integrimeve evropiane është seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për vendin, që pothuajse në asnjë pikë nuk pajtohet me praktikat qeverisëse të Qeverisë Haradinaj.

“Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli”, ndërsa “përmbyllja pa shtyrje të mëtejshme të marrëveshjes me Serbinë, me lehtësimin e Përfaqësuesit të Lartë, është qenësore që Kosova dhe Serbia të lëvizin në shtigjet respektive evropiane”.

”Taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet menjëherë”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideron sukses faktin që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ka hyrë në konkluzione të Këshillit të ministrave të BE-së.

"Këto janë konkluzione ë këshillit, nuk janë vendim. Nuk është marrë vendim negativ. Ato janë konkluzione të këshillit. Sa i përket gjendjes së liberalizimit gjendja është korrekte. Për me u marr vendimi, duhet hyrë në agjendë. Nuk është vendim, janë vetëm konkulzione. Jemi në proces. Është me rëndësi që jemi në konkluzione, kanë mund me ndodh konkluzionet për tema të tjera e ne mos me qenë të përfshirë fare. Kjo do të ishte humbje për ne", tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Sa i përket taksës ndaj Serbisë, e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar, kryeministri Haradinaj tha se ajo nuk është ndërlidhur me vizat.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me gjithë këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se mashtrimi me qytetarët për viza nga politikanët vazhdon prej një dekade, është tallje me ndjenjat e qytetarëve dhe po të kishim klasë të mirëfilltë politike, liberalizimi do të ishte harruar.

“Mashtrimi me viza nga ana e politikanëve, vazhdon prej më se një dekade. Filloi me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, dhe së fundi me Ramush Haradinaj. Mashtrimi i dekadës mund ta quajmë. Tallje me ndjenjat e qytetarëve. Po të kishim një klasë të mirëfilltë politike, liberalizimi i vizave do të ishte harruar. Kjo Qeveri meriton të shkojë në shtëpi”, është shprehur ai.

Por, ai thotë se edhe BE-ja po tallet me neve.

“Por dorën në zemër, edhe BE-ja po tallet me neve. E gjithë Amerika Latine vijnë në Evropë pa viza. E dimë se çfarë shtete mafioze janë ato. Kartelet më të fuqishme të drogës. Vendi i origjinës së drogës. Kemi një sistem të korruptuar dhe kriminal, klasë politike të korruptuar dhe kriminale, por vetëm një lagje e Rio de Janeiros është më e kriminalizuar se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia bashkë”, ka vlerësuar Krasniqi.

Sipas tij, në njëfarë mënyrë, Këshilli i Ministrave ka kërkuar heqjen e taksës, por Haradinaj nëse e heq taksën, duhet të kërkojë liberalizimin në këmbim.

“Nga ajo çfarë kuptova në raportin e Këshillit të Ministrave të BE-së, halli i BE-së ishte heqja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Në njëfarë mënyre kusht për heqjen e vizave. Nëse kryeministri Haradinaj e heq taksën ndaj Serbisë, të paktën ta kushtëzojë BE-në: heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave. Do të ishte gabim i madh nëse hiqet taksa pa përfituar ne asgjë, sepse BE-ja është e pafytyrë”,  ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...