Tomë Gashi ironizon me Kadri Veselin: Po na fyen inteligjencën - Bota Sot
Tomë Gashi ironizon me Kadri Veselin: Po na fyen inteligjencën

Politika

Tomë Gashi ironizon me Kadri Veselin: Po na fyen inteligjencën

Nga: D.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:36
Tomë Gashi

Në Konventën e nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që u mbajt ditë më parë, kryetari i kësaj partie  Kadri Veseli ka thënë se do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Madje në listën e publikuar të Këshillit Drejtues shihet edhe Adem Grabovci, ose siç njihet në opinion edhe “Shefi i shefave”, një tjetër njeri i korruptuar. Por në fakt është e çuditshme se  si është e mundur ta luftojë korrupsionin, dikush që është vetë i korruptuar siç është vet Kadri Veseli. 

Pas kësaj, sot Veseli, ka larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur PDK përmes një komunikate për media, ku ka njoftuar se ka liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziun, të cilët janë në procese gjyqësore.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet nga çlirimi i Kosovës, megjithatë në vend ende ka personalitete të caktuara që udhëheqin Kosovën të cilat kërkojnë çlirimin e Kosovës nga diçka që është evidente se nuk e kanë atë vullnet fare, dhe që është edhe më keq ata bëjnë kësi deklarata popullsitë sa herë që i vije era zgjedhje.

Ai ka thënë për “Bota sot” se i njëjti sindrom është edhe me deklaratën e fundit bizare dhe të pabesueshme të Kadri Veseli i cili në konventën e PDK-së thotë që ashtu siç ka luftuar dhe na ka çliruar nga Serbia njëjtë do të luftojë , por këtë radhë do të luftoj për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni.

“Kosova e lënduar aq shumë është kapur në grusht  nga krimi i organizuar , saqë edhe i shtet mezi është duke u mbajtur në këmbë. Derisa qytetarët e Kosovës, nga ana tjetër janë aq të lodhur dhe aq të zhgënjyer nga kësi lloj premtimesh të kota, saqë këto deklarimesh në vend që të krijojnë një lloj besueshmëria sa do të vogël, dhe të shihet një dritë sa do e vogël në fund të tunelit të errët të krijuar nga udhëheqësit politik të Kosovës. Kësi lloj deklarimesh janë thuajse se fyese për nivelin e inteligjencës së qytetarit të rëndomtë të Kosovës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, po të ishin të sinqerta dhe bindëse këto deklarime të shefit të PDK-së një pjesë jo e vogël a atyre që ishin aty dhe që e dëgjuan këtë deklaratë në formë të përbetimit dhe premtimit do të ishin zverdhur pak nga frika dhe do t’ ju ndalej paksa fryma së paku për një moment.

“Arsyeja pse nuk ndodhi kjo e dimë të gjithë, sepse edhe ata vet e dinë se këto deklarata nuk janë serioze, nuk janë të besueshme dhe nuk janë aspak të frikshme për askënd, e posaçërisht për ata që i dëgjuan live dhe që ishin fare afër Kadri Veselit. Kështu që kjo është një deklaratë që vërteton se punët nuk janë aspak mirë kur shefi i një partie e merr rrolin e kryeprokurorit të Kosovës. Dhe në fund kjo nuk ka aspak asnjë peshë dhe asgjë nuk do të ndali nga ky dhe deklarimet e ngjashme. Kosova mbetet ashtu siç ishte dje , siç është sot dhe kështu do të mbetet edhe nesër. Madje kështu do të mbetet përfundimisht deri sa populli thjesht nuk këndellet  pak nga ata që po na çlirojnë çdo ditë nga diçka që krijojnë vet”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...