PDK nuk reformohet me Kadri Veselin - Bota Sot
PDK nuk reformohet me Kadri Veselin

Politika

PDK nuk reformohet me Kadri Veselin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 qershor 2019 Në ora: 08:03
Kadri Veseli

E kishte paralajmëruar, ndonëse kishte dyshime, megjithatë Kadri Veseli reagoi, liroi nga detyra disa nga njerëzit e partisë së tij nga qeveria që kanë padi të ngritur. Lukuni simpatizantësh të tij nuk ngurruan të postonin foto me Kadriun me epitete deri edhe tek me heroin Skënderbeu. U tha e çka nuk u tha nga ata që truri i është bërë tepsi. Nëse s`do të jetoja në Kosovë, dhe sigurisht se s`do e njihja Kadriun dhe veprimtarinë e tij, mbase do isha në mesin e asaj lukunie që do hiperbolizoja krahasimet e Kadriut, si shpëtimtar dhe njeriu i të ardhmes. Apo siç kanë thënë të vjetrit “mos shiko çka të thotë po kush të thotë”, fjalë e urtë e mençur që si askund tjetër zë vend në këtë rast.

I gjithë spektakli i “Lulit” shtrihet në dy rrafshe: Në njërën anë manifeston përpjekjen e tij për të shpëtuar partinë e tij nga degradimi ku është futur, pasi edhe sondazhet e nxjerrin si parti në rënie dhe drejt asgjësimit, dhe në anën tjetër parashtresë për zgjedhjet e reja. Këto të fundit me gjasë do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, me taksën që pritet ta rrëzoj këtë qeveri. Duke qenë se ka shpërndarë agjentët e tij në parti tjera, më VV që e ndau, me njerëz të infiltruar në LDK për të krijuar incidente, tani i ka mbetur AAK që ia futi me taksën.

Ishte vet PDK ajo që e futi AAK në këtë mesele, si minë me sahat që pritet të pëlcas jo më larg se me 1 korrik në Paris. Pas kësaj ngjarje priten veprime drejt shpërbërjes së koalicionit, me Kadriun që do të shpërfaqët si mbrojtës i miqësisë me SHBA dhe vendet tjera mike. Nëse kryeministri Haradinaj nuk di kaq pak të lexoj lojën e Kadriut, atëherë përveç injoruan politikë s`mund t’i themi diçka tjetër. Nëse Kadriu do e kishte seriozisht një gjë të tillë, atëherë do fillonte nga vetja, duke dhënë dorëheqje. Janë dy moment në të cilat, sipas parimit të Veselit , edhe vet do të duhet të jepte dorëheqje. Së pari në aferën “Pronto” ku kapet me presh në dorë duke emëruar prokurorë sipas interesat të tij. Pastaj në aferën e fundit të fajdeve. Të kujtojmë se qeveria në Austri për një përgjim dha dorëheqje, ndërsa z. Veseli u mjaftua me një konference për media për ta i kaluar këtë skandal që nuk është më i madh se ai në Austri.

Për ta bërë edhe më të pabesuar veprimin e tij të fundit kujtojmë faktin se në Konventën e fundit të PDK-së në mesin e anëtarëve të Këshillit janë njerëz po në aferën “ Pronto” siç është “shefi i shefave” Adem Grabovci, pastaj në mesin e dhjetë të parëve ka edhe njerëz të SHIK-ut. Për mos të folur se në mesin e tyre ka edhe njerëz që i është ndaluar hyrja në SHBA. Të gjitha këto demaskojnë propagandën dhe spektaklin e Kadriu për gjoja ndryshim të kursit të kësaj partie. Natyrisht se jo vetëm PDK, megjithëse kjo më shumë se të tjerat, kanë nevojë për tu reformuar. Mirëpo, reforma fillon nga vetja, duke marr përgjegjësi për të gjitha dështimet dhe mëkat.

Ndonëse z. Veseli foli për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet, nuk tha asnjë fjalë pendese për këtë gjë, duke mos marrur përgjegjësit kur dihet se fajtor kryesor për agonin e vendit e ka pikërisht PDK. Duke mos qenë i gatshëm të merr asnjë përgjegjësi për gjendjen aktuale, z. Veseli shpërfaqi anën e vërtetë të veprimit në fjalë. Kjo edhe ngjan si përpjeke e tij për të larguar njerëzit e besuar të Thaçit nga pozitat, se sa një reformë e vërtetë. Për tu reformuar PDK së pari duhet të dal në opozitë, pastaj të filloi nga vet z. Veseli reforma, çdo gjë tjetër është jo serioze, aspak e besuar dhe krejtësisht propagandë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...