Agim Veliu deklarohet pas lajmit për rrahje në shkollën Ibrahim Rugova: Kishte disa shtyrje... - Bota Sot
Agim Veliu deklarohet pas lajmit për rrahje në shkollën Ibrahim Rugova: Kishte disa shtyrje...

Politika

Agim Veliu deklarohet pas lajmit për rrahje në shkollën Ibrahim Rugova: Kishte disa shtyrje...

Nga: V.R Më: 23 qershor 2019 Në ora: 19:38
Agim Veliu

Kryetari i Podujevës, gjegjësisht edhe anëtarë në kryesi të LDK-së, Agim Veliu për “Bota sot”, tha se në Podujevë nuk ka ndodh asgjë dhe se gjithçka ka shkuar mbarë.

Ndonëse lajmet që qarkullojnë në medie tregojnë një pamje krejt tjetër, Veliu, për “Bota sot”, tha se nuk ka pas përplasje fizike përveç disa konfrontimeve verbale, shkruan Bota sot. 

“Jo jo ka ndodhur kurrfarë rrahje, aty është votu me votim të fshehtë. Tjetër janë disa shtyrje, mundet me pas paqartësi. Gjithçka ka shku mbarë e mirë. Fillimi ka qenë në kuadër të qartësimeve kush është i asaj pjese kush nuk është, a ka dikush brenda që don me ba ndonjë sherr. Por në fund të fundit kurrfarë problemi nuk ka ndodh, iu kanë nënshtruar votimit të fshehtë, janë numëruar votat dhe gjithçka ka shku në rregull”, tha ai.

Ndryshe, është raportuar se të dielën në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë ishte paraparë të mbahej procesi zgjedhor i LDK-së.

Mirëpo, i njëjti është ndërprerë, pasi që disa persona kanë filluar të përplasen mes vete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...