Albin Kurti e “skuqi” Thaçin në takimin e sotëm - Bota Sot
Albin Kurti e “skuqi” Thaçin në takimin e sotëm

Politika

Albin Kurti e “skuqi” Thaçin në takimin e sotëm

Nga: D.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:45
Albin Kurti

Në Samitin e Berlinit u varros njëherë e përgjithmonë plani për ndarjen e Kosovës. Gjermania i dha fund kësaj ideje ruso-serbe, të përkrahur dhe mbështetur nga dyshja Thaçi - Rama.

E kryetari i VV-së, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës ka dështuar, ndonëse ideja nuk ka vdekur. Kjo sipas Kurtit pasi projekti në Serbi është quajtur kufizim me shqiptarët për kufizim, ndërkaq në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm.

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se me Albin Kurtin, edhe Kosova do të frymojë më lirshëm.

Image
Sulejman Mehazi

“ Pajtohemi me Albin Kurtin se tani e tutje Kosova do frymojë më lirshëm, ndarja e Kosovës mori fund, serbët si gjithmonë do mbeten me iluzionet e tyre nacionaliste për pretendime territoresh, atyre do ju mbetet vetëm projekti ideor, abstraktë e i pa realizuar, kurse Kosova do i kundërvihet me projekte kushtetuese, fizike e reale shtetërore, të dukshme për ndërtimin e shtetit dhe ruajtjen e tërësisë territoriale”, ka thënë Mehazi.

Sipas tij, ideja e serbëve do mbete e do zhduket dalëngadalë sikurse bora e shkrirë në pranverë, për t'u bindur se e kot është përpjekja serbe me ndihmën e Thaçit për shkëmbime territoresh.

“Serbisë e Vuçiqit si mbete gjë tjetër, ose të pranojnë humbjen e Kosovës, ose t'i shpallë luftë jo vetëm Kosovës, por edhe BE-së dhe SHBA-së. Serbisë mund t'i themi vetëm "Doviđenja" e asgjë tjetër”, ka thënë profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...