Mehmeti: Deklarata e Kurtit ishte goditje direkte për Thaçin

Politika

Mehmeti: Deklarata e Kurtit ishte goditje direkte për Thaçin

Nga: A.M. Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:41
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Në Samitin e Berlinit u varros njëherë e përgjithmonë plani për ndarjen e Kosovës. Gjermania i dha fund kësaj ideje ruso-serbe, të përkrahur dhe mbështetur nga dyshja Thaçi - Rama.

E kryetari i VV-së, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës për ndarje të Kosovës ka dështuar ndonëse ideja nuk ka vdekur. Kjo sipas Kurtit pasi projekti në Serbi është quajtur kufizim me shqiptarët për kufizim, ndërkaq në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”  se duke qenë se Thaçi ende është president i vendit, rreziku nuk ka kaluar ende dhe se kjo nënkupton se ideja ekziston gjithnjë derisa Hashimi të jetë në presidencë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ishte pikërisht ky njeri, që iniciojë një gjë të tillë dhe rrjedhimisht deklarata e Albinit ishte goditje direkte për Thaçin.

“Fatkeqësisht nuk kemi një kuvend të pavarur nga ndikimet politike, por që do të kishte synim mbrojtjen e vendit, pasi në të tilla raste do të dilte me një qëndrim unik se tërësia territoriale e Kosovës mbetet e paprekur, vetëm kështu do të mund të frenohet Thaçi, ndryshe rreziku mbetet permanent. Kosova nuk guxon të shndërrohet në pronë private të Thaçit, i cili për të mbrojtur fatin e tij, po mundohet ti fal Serbisë territor, që është dhe duhet të mbetet e pa pranuar”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat