Revolucioni i shpresës së madhe do të ndodhte me këtë politikan

Politika

Revolucioni i shpresës së madhe do të ndodhte me këtë politikan

Nga: D. B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:16
Prishtina

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se shpresa e vetme e Kosovës dhe shqiptarëve është transformimi i brendshëm shpirtëror, moral e edukativ, pa revolucion të brendshëm njerëzor, pa vetëdije pozitive, pa një dashuri individuale, kolektive shoqërore e shtetërore s'ka perspektivë.

“Pikë së pari popullata dhe politikanët ta kenë të qartë se shteti nuk krijohet me spektakle korrupsionesh e vjedhjesh, vrasjesh e inatesh, mentaliteti i politikanëve dhe popullatës të jetë dashuria e puna e jo postet shtetërore si privilegje për të shkatërruar Kosovën, por për ta forcuar në çdo aspekte për një shtet të fuqishëm e me përgjegjësi të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Psikologjia e politikanëve të korruptuar duhet të shndërrohej në ndershmëri për të mirën e popullatës së vendit. Pushtetet nuk krijohen e formohen për ta mjelur qeverinë, por për ta ushqyer atë. Revolucioni më i madh do t ‘ishte sikurse shqiptarët të kishin më shumë psikologjinë e të menduarit opozitare, sesa qeveritare e pushtetarë”, ka thënë Mehazi. 

Ai konsideron se revolucioni më i madh do t ‘ishte atëherë kur Kosovën do ta merrte në dorë rinia e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosja.

Image
Sulejman Mehazi

“E them këtë sepse këta të tanishmit janë bërë të neveritshëm, të pa durueshëm e të gërditshëm për popullatën shqiptare. Politikanët e partive shqiptare postet shtetërore i kapin si privilegje për vete e për të dobësuar popullatën, e jo përgjegjësi për të forcuar popullatën e shtetit të Kosovës. E vërteta e së mirës së Kosovës do ishte transformimi i popullatës në opozitë, e jo në pozitën e tanishme”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat