Ish-komandanti i Koshares kujton një moment të veçantë nga lufta, lidhet me “Bota sot”

Politika

Ish-komandanti i Koshares kujton një moment të veçantë nga lufta, lidhet me “Bota sot”

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:57
Hisen Berisha, ish-komandant në Koshare

Gazeta kombëtare “Bota sot” ka mbushur 24 vjet nga themelimi i saj. Me këtë rast, atë e ka uruar edhe Hisen Berisha, ish-komandant në Koshare.

Ai ka thënë se “Bota sot” ishte dritare informative në kohën kur regjimi okopues millosheviçian kishte futur nën terr informativ tërë Kosovën me theks diasporën.

Ish-komandanti Berisha, ka veçuar si moment të veçantë, edhe raportimet e “Bota sot” për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“ I shtyr nga vetia e të menduarit pozitivisht, në vlerësimin tim memorial, “Bota sot” ruhet si dritare informative në kohën kur regjimi okopues millosheviçian kishte futur nën terr informativ tërë Kosovën me theks diasporën. Kujtojmë këtu mbylljen e RTP dhe Gazetës Rilindja, ndjekjen e të gjithënjerzëve të fjalës së lirë të shkruar dhe elektronike. Momenti i veçantë për mua, që këtë dritare informative e rendit në historinë mediale të Kosovës është periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për prezantimin dhe memorizimin literal të saj”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se gazeta “Bota sot”, pasqyroi me 50,000 ekzemplarë betejën e Koshares.

“Theksin do e vëja në pasqyrimin e betejës së Koshares, ku meritorisht arriti editimin e 50,000 ekzemplarëve”, ka thënë ish-komandanti.

Sipas tij, paslufta e mediave shqiptarë, lë shumë për të dëshiruar, mirëpo ai ka uruar që “Bota sot”, të qëndrojë konceptualisht sa më gjatë në misionin medial që ka dhe në shërbim të së vërtetës.

“Pas lufta e të gjitha mediave shqiptare, përkundër asociacioneve për mbrojtjen e gazetarëve, infrastrukturës ligjore dhe edukimit profesional, lë shumë për të dëshiruar sa i përket pavarësisë edituese dhe etikës. Uroj që “Bota Sot” të qëndrojë konceptualisht sa më gjatë në misionin medial që ka dhe kjo do të ndodhë nëse është në shërbim të së vërtetës”, thuhet në urimin e Hisen Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat