Kadri Veseli lëshoi “bombën e dytë”, por nuk i “shpërthen” te Sami Lushtaku!

Politika

Kadri Veseli lëshoi “bombën e dytë”, por nuk i “shpërthen” te Sami Lushtaku!

Nga: D. B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:49
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Sami Lushtaku i ka reaguar kryetarit të partisë, Kadri Veselit, pasi ky i fundit mori nismën të shkarkojë zyrtarë të PDK-së që janë nën akuza për korrupsion. Mirëpo Lushtaku ka thënë se janë 4-5 persona në PDK, që po e shkatërrojnë Kosovën dhe PDK-në. Si e komentoni këtë deklaratë të Lushtakut? A mund të jenë vetëm 4-5 persona në PDK që po e shkatërrojnë Kosovën

Analisti politik prof. Dr. Binak Maxharraj ka thënë për “Bota sot” se ndonëse para disa ditësh u mbajte Kuvendi i fundit në PDK, megjithatë sipas dukjeve vizuale në atë Kuvend çdo gjë ishte në rregull.

Sipas tij, kjo për faktin se aty u panë edhe buzëqeshje dhe duartrokitje frenetike, kur i vetmi kandidat Kadri Veseli e fitoi edhe një mandat, pa kundër kandidat.

“Ai fitoi më 99,99%, prandaj ky Kuvend më shumë i përngjante Kongreseve të PPSH, ku për asgjë nuk thuhej, por veç i duartrokiteshin diktatorit i cili, po ashtu i fitonte zgjedhjet me 99,99% pa asnjë kundër kandidat. Gjatë debatit nuk pati kundërshtime, por veç lavdërime për partin dhe udhëheqësin e saj. Madje nuk u fol as që bani zë dikush se përse PDK-ja në zgjedhjet e fundit Parlamentare i humbi mbi 10 deputet gjatë periudhës sa ishte duke e udhëheq Kadri Veseli. Për këtë askush nuk kërkoj përgjegjësi sepse përgjegjësia ishte e askujt. Ashtu siç e ka zakon Kadri Veseli në këtë Kuvend e lëshoi bombën e radhës pas asaj bombës për formimin e Gjykatës Speciale për krimet serbe në Kosovë, e cila dikund u ngulë në gozhdë dhe nuk po lëvizë fare. Dhe kjo punë e Veselit ishte krejtë sa për të thënë diçka: "Do të largohen të gjithë ata që janë të korruptuar që kanë precedent kriminal dhe ushtrojnë funksione publike qoftë në institucionale apo në parti, të cilët edhe po hetohen nga prokuroria dhe gjykohen nëpër gjykata”. Kjo deklaratë e Kryetarit të PDK i vijëzoi shumë figura të njohura të PDK si Adem Grabovcin, Sami Lushtakun, Sokol Bashotën, Besim Beqaj, Zenun Pajazitin të cilët po sillën në kolovajzën e krimit të organizuar të quajtur ”Pronto”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, shumica prej tyre e ulën ”bishtin” dhe nuk guxuan ti kundërvihen “diktatorit” të partisë dhe pas shumë të pakënaqurve tjerë të heshtur, më i zëshmi doli kryetari i Degës së PDK në Skenderaj i cili këtë pozitë e fitoi mbi 90% të votuesve.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Shigjeta u drejtua edhe kah ai, por ai nuk hezitoi të thotë: ”se nuk ka birë nane që më detyron ta lëshojë postin e Kryetarit të PDK Dega ne Skenderaj”, pavarësisht kërkesës së shefit të tij Kadri Veselit. Ky është edhe grushti më i fortë, thika më e mbrehtë dhe jehona më e madhe që e tronditi PDK-në që nga themeli. Kadri Veseli pas kësaj deklarate të Sami Lushtakut mbeti si i ‘dhjerë’, qele guri gojën, por megjithatë ia lëshoi Lushtakut këlyshët e tij, që ta sulmojnë, por dihet se këlyshët nuk kafshojnë shumë. Por Sami Lushtaku e tronditi PDK-në më deklaratën edhe më të fuqishme kur deklaroi se: "nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4 deri ne 5 persona të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë dhe në  PDK, duke filluar nga Gjykatat, bizneset, gati të gjitha institucionet shtetërore që nga baza e deri në kupolën e shtetit etj. Akuzë e fuqishme dhe tronditëse e Sami Lushtakut për PDK e plagosur dhe e molisur nga vetë Kadri Veseli,  i cili i morri me zor frenat e partisë?!. Çka ti thuhet kësaj?!. Dihet se PDK-ja përmes strukturës së saj SHIK është kupola e krimit të organizuare korrupsionit, e shantazheve, skandaleve dhe aferave nga më të ndryshmet”, është shprehur profesor Binak Maxharraj.

 

Ai konsideron se kjo parti së bashku me SHIK-un e kanë kapur shtetin në të gjitha segmentet e saj.

“Kjo parti asnjëherë nuk e pati qëllimin të ndërtoj shtetin por, vetëm ta kapë shtetin, ta kafshojë shtetin vetëm për interesa të veta. Madje edhe anëtarët e kësaj partie të cilët dikur ishin njerëz me opinga, brenda natës u shndërruan në milionerë. Kjo për faktin se tillët brenda kohës u bënë milionerë në kurriz të popullit, në kurriz të taksapaguesve, të keqpërdorimit të tenderëve që Bashkësia Ndërkombëtare jepte për ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës. Kështu që nuk qëndron edhe krejt konstatimi i Sami Llushtakut, se vetëm 4 apo 5 persona e kontrollojnë shtetin dhe çdo gjë që hyn e del në Kosovë, sepse sikur njeriu të ndalët për një çast dhe të mendoj, nuk e ka zor ti numërojë dhe ti gjeje vet se kush na qenkan këta 4 apo 5 persona maçot e shtetit”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, sindromi i të keqes qëndron aty, në pikën ku shteti, nuk po kon5trrollohet nga 4 apo 5 persona, por e kontrolluar nga e tërë PDK-ja së bashku më SHIK-un, që nga baza e deri të kupola e shtetit.

“Kjo parti fatkeqësisht në këto 20 vite të çlirimit është e infiltruar në çdo bord, në çdo institucion shtetëror, dhe në çdo pore të jetës në Kosovë. Pra çdo gjë është nën vëzhgimin e tyre të fortë, që do të thotë se me të vërtetë jo 4 apo 5 persona vëzhgojnë e kontrollojnë, por e tërë kjo parti në shtrirjen e saj e kontrollon shtetin, duke e keqpërdorur për interesa të veta personale dhe duke vjedhë e plaçkitë çdo gjë. Andaj këto krijesa, të ashtuquajtur njerëz, u pasuruan brenda natës, u pasuruan në mënyrë të paligjshme, sepse kjo kupolë e krimit të organizuar e ka në kontroll të tërë sistemin gjyqësor. Kjo parti nuk punoi për shtetin asnjëherë ,pasi  nëpër të gjitha këto vite ata ‘luftuan’ vetëm për pushtët, dukë  e lënë shtetin pa mëshirshëm ”lakuriq”, e të pazhvilluar ekonomikisht. Nga kjo padrejtësi dhe nga ky zhgënjim qytetaret e Kosovës të dëshpëruar u detyruan ta lëshojnë Kosovën, dhe të ikin përtej kufijve të ftohtë, jo nga qejfi por nga zori”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Ai vlerëson se nuk ka dyshim se korrupsioni duhet luftuar dhe këtë madje e bëjnë të gjitha shtetet, sepse korrupsioni është kanceri i shoqërisë të një vendi.

“Për shkak të korrupsionit i cili nuk po luftohet në Kosovë, e sidomos në kupolën e shtetit, jemi këtu ku jemi, sepse nuk ka asnjë të arrestuar, dhe nuk ka kurrfarë konfiskimi të pasurisë së paligjshme, kur të gjithë nga kupola e shtetit janë  pasuruar paligjshëm, dhe janë bërë milionere. Madje vetë Kadri Veseli është dashtë që në PDK korrupsionin ta nisë ta zhdukë nga kreu i partisë së vet. Pra Veseli ishte dashur të nisej fillimisht  ta luftojë korrupsionin nga vetvetja, e jo nga bishti, sepse të gjithë e dimë , që bishti e udhëheqë kokën, e jo bishti kokën. Pra, qasja e luftimit së njerëzve të korruptuar është e gabueshme që si e tillë edhe do të dështojë. Dhe mu për këtë arsye në këtë parti ka nisur përçarja, dhe plasaritja. Njerëzit janë të revoltuar në këtë parti, dhe ndihet një pakënaqësi e brendshme. Dhe kjo pakënaqësi e brendshme, tani për tani përcillet me shumë në heshtje, por me vija të një përplasje të shpejtë e cila do të shpërthej si vullkan. Sepse pakënaqësia brenda PDK-së është shumë e madhe, por edhe shumë më e madhe është të anëtarësia dhe elektorati i kësaj partie me skandalet dhe aferat e shumta gjatë qeverisjes, me korrupsionin megamalan duke filluar nga poshtë –lartë. Sepse zor është të gjendet një anëtar i lartë i kësaj partie që nuk është i korruptuar. Këtë e tregon madje edhe pasuria e tyre milionëshe duke e vjedhur dhe plaçkitur këtë vend. Shenjat e para të një tërmeti të madh në këtë parti, veç janë në dukje e cila së shpejti do të shpërthejë, dhe  e cila do ta çonte një katastrofë këtë parti. Në katastrofë këtë parti do ta qojë edhe anëtarësia dhe elektorati i saj në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, e cila jo vetëm që  nuk do të del partia e parë, por as vendin e tretë nuk do ta zë”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat