Paralajmëron analisti i njohur: MPJ do të tërhiqet shpejt nga ndalesa për zyrtarët serb në Kosovë

Politika

Paralajmëron analisti i njohur: MPJ do të tërhiqet shpejt nga ndalesa për zyrtarët serb në Kosovë

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:00
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se nuk do t`i lejohet asnjë zyrtari të Beogradit vizita në Kosovë. Kështu ka njoftuar shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, i cili ka njoftuar se ky vendim është marrë pas kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës.

Analisti politik, Nexhat Haziri është shprehur se nuk është hera e parë që Ministria e Punëve të Jashtme merr vendime të tilla, të cilat i ka quajtur jo serioze.

“Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Punëve të Jashtme merr vendime për ndalesa të tilla, e më pas tërhiqet nga vendimet e saja. Këto vendime që merren në shpejtësi janë vendime jo serioze me karakter popullsitë dhe të paqëndrueshme”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Ai ka shpjeguar se i quan këto vendime të paqëndrueshme dhe se ka paralajmëruar se ky vendim do të tërhiqet nga MPJ.

“Them të paqëndrueshme për shkak të presioneve që prodhojnë sidomos nga Brukseli por edhe nga aleatet tanë siç është Amerika, të cilat pas tensioneve të fundit në relacionin mes dy shteteve, po kërkojnë shtendosje të këtyre raporteve dhe shfaqjen e gatishmërisë nga Prishtina dhe Beogradi që ti kthehen vazhdimit të dialogut. Pra, ky vendim do të tërhiqet shpejtë dhe më shumë e shohë si diçka për marketing politik tani kur zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat