Kërkim falja e Serbisë për krimet dhe gjenocidin, të jetë kusht i palëkundur i Kosovës në dialog

Politika

Kërkim falja e Serbisë për krimet dhe gjenocidin, të jetë kusht i palëkundur i Kosovës në dialog

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 8 korrik 2019 Në ora: 17:50
Foto ilustruese

Taska 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, vazhdon të jetë funksionale, pavarësisht presionit të vazhdueshëm për heqjen e saj.

Vendosmëria e institucioneve të Kosovës, për mbajtjen e taksës derisa të ndalet fushata denigruese ndaj shtetit të Kosovës nga Serbia, ka shtyrë këtë të fundit të inskenojë një “krizë” humanitare në veriun e vendit, javë më parë. 

Pas dy ditëve mbylljeje të dyqaneve në veri, ato janë rihapur përsëri.

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë kamionë me mallra në veri për të mbushur boshllëkun e krijuar nga protesta, por përfaqësuesit e serbëve thanë se askush nuk ka blerë prej tyre.

Beogradi akuzon Prishtinën se ka bllokuar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me tarifat duke kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për kushtëzim bisedimesh.

Voca: Naivitet politik dhe qasje jo serioze nga Qeveria e Kosovës

Image
Mirsad Voca

Lidhur më këtë çështje Njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca për “Bota sot” tha se shteti i Kosovës është gjendur me një situatë të pafovrshme negociuese, ndonëse kjo taksë ka ndikuar pozitivisht në prodhimet vendore.

“E gjendur në një situatë të pafavorshme negociuese sidomos për shkak se shteti Serbë nuk e njeh Kosovën për shkak të mentalitetit politik atje me origjinë millosheviqiane, falë mbështetjes ruse, dhe për shkak të papërgjegjësisë politike të Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova është orvatur së fundi të krijoj fuqi negociuese dhe pozitë më të favorshme në këto lloj negociatash me Shtetin serb.  Taksa ndaj Serbisë ka qenë ndoshta e favorshme deri diku tek prodhuesit vendorë. Serbia ndoshta është dëmtuar e penguar, por nuk është parandaluar të furnizoj me produkte të saja në Kosovë. Ndërsa Kosova i ka krijuar vetes presion nga shtetet mike”, tha Voca.

Sipas Vocës, taksa është dashur të vihet që nga shpallja e pavarësisë për shkaqe ekonomike sesa politike mirëpo që tani kjo taksë ka krijuar më shumë peshë politike dhe se është bërë shumë rënduese:

“Mendoj se taksa të tilla është dashur të vihen që nga shpallja e pavarësisë për shkaqe më shumë ekonomike sesa politike. Pesha e saj do të kishte impakt tjetër tek vendet mike. Kosova do të kishte treguar asgjë më shumë sesa mëvetësi ekonomike e politike ndaj Shtetit serb i cili ndoshta do të reflektonte më ndryshe kur është fjala për lobimin e saj agresiv ndaj Kosovës. Tani kjo ka krijuar më shumë një peshë politike mbi Kosovën e cila po bëhet dita ditës më rënduese sesa lehtësuese”, është shprehur Voca.

Voca më tej u theksoi se, nuk duhet të përdoret taksa për njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbis sepse është një qasje jo serioze dhe populli i Kosovës tashmë është vetëdijesuar lidhur me bojkotin e produkteve serbe:

“Në anën tjetër të pretendohet se taksa do të mbetet deri në njohje nga ana e Serbisë, e konsideroj naivitet politik dhe qasje joserioze nga Qeveria e Kosovës dhe si duket thjeshtë për përfitime elektorale sepse nuk po kërkohet heqje e taksës por vetëm një pezullim i saj. Sa i përket produkteve serbe, populli i Kosovës është vetëdijesuar lidhur me bojkotin ndaj produkteve serbe dhe ndoshta deri në njohje. Kjo nënkupton po ashtu se qëllimi është arritur”, është shprehur Voca.

Ai theksoi që, Kosova duhet të përqendrohet ndaj Serbisë dhe shteteve mike me qëndrime të palëkundura kur është fjala për të pagjeturit nga lufta, për të spastrimin etnik në Kosovë dhe për dëmshpërblimet nga Serbia.

“Në këtë situatë problemi qëndron në atë se Shteti nuk bëhet me figura kryeneqe, të paedukuara, të ndërlidhura me të kaluarë të dyshimtë, me njerëz të akuzuar, me grupe vetanake interesi, sepse në një situatë të tillë krijohet një papërgjegjësi politike në çdo instancë. Është fatkeqësi për popullin kur vendi gjendet në një situatë kaq të rëndë politike të brendshme sepse nuk po arrihet të konsolidohet një Shtet ligjor, Shtet i së Drejtës.  Kosova duhet të përqendrohet ndaj Serbisë dhe ndaj shteteve mike në qëndrime tjera të cilat duhet të jenë të palëkundura kur është fjala për të pagjeturit nga lufta, për insistim për kërkimfalje për të gjithë spastrimin etnik dhe gjenocidial në Kosovë i paparë që nga lufta e dytë botërore, dhe në fund për dëmshpërblim nga Serbia. Këto duhet të jenë kushte të pa lëkundura, prioritare dhe legjitime të Kosovës në negociata me Serbinë përball çdo marrëveshje eventuale”, përfundoi për “Bota sot”, Voca.

Haziri: Taksa ka pasur vetëm efekt politik për të dyja palët

Image
Nexhat Haziri

Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, lidhur me këtë temë tha se taksa ka pasur efekt politik për të dy palët:

“Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia, ka pasur vetëm efekt politik për të dyja palët. Për qeverinë e Kosovës, sidomos për kryeministrin Haradinaj si një vendim popullist, ndërsa për Serbinë si diçka që e ka shfrytëzuar për ta sulmuar Kosovën dhe për ta paraqitur si pengesë për vazhdimin e dialogut”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri theksoi që kjo taksë nuk i ka kushtuar dëm Serbisë pasi që mallra të Serbisë ka ende në dyqanet e Kosovës dhe se e vetmja gjë që ka ndikuar është rritja e çmimeve të konsumit ushqimor.

“Taksa nuk është se i ka shkaktuar dëm të madh Serbisë në aspektin ekonomik, për vet faktin se mallrat serbe mund ti gjesh në çdo dyqan në Kosovë. Pastaj kjo taksë nuk e ka ndihmuar ngritjen e prodhimeve në Kosovë as në sasi e as në cilësi siç po pretendohet nga qeveria e PAN-it, dhe nuk ka rritur vende punë në sektorin e prodhimtarisë. Vetmja gjë që ka prodhuar vënia e taksës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, është rritja e çmimeve të konsumit ushqimor, me çka është dëmtuar qytetari i Kosovës”, përfundoi Nexhat Haziri, për “Bota sot”.

Mehazi: Haradinaj gabon shumë nëse inati i tij politik është primare

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi tha për “Bota sot” se dyqanet janë mbushura me produkte serbe dhe se është e padobishme taksa ndaj Serbis. Dhe se duhet të dorëzohet para presionëve ndërkombëtare për heqjen e taksës:

“Nëse dyqanet e shitoret e ndryshme në Kosovë janë të mbushura përlotë me produkte serbe, atëherë e kotë dhe e pa dobishme është taksa ndaj Serbisë. Nëse Serbia e Vuçiqit s'është dëmtuar aspak atëherë qeveria Haradinaj duhet sa më shpejt të dorëzohet para presioneve ndërkombëtare për heqjen e taksave”, u shpreh Mehazi.

Mehazi e sheh të gabuar nëse Haradinaj e ka primar inatin e tij politik sesa presionet ndërkombëtare të dobishme për vendin. Sipas Mehazi-t, Kosova është ndihmuar, zhvilluar dhe ushqyer nga fuqitë e mëdha e për këtë arsyje duhet dëgjuar dhe dorëzuar para tyre:

“Haradinaj gabon shumë nëse inati i tij politik është primare e më e madhe karshi presionneve ndërkombëtare të dobishme për Kosovën. Nëse mallërat serbe ilegalisht, po pa problen hyjnë në Kosovë atëherë taksa është e dobishme dhe për qeverinë serbe, është alibi para ndërkombëtarëve për stërgjatjen e mos dialogut me Kosovën.

Republika e Kosovës ka lindur nga shqiptarët, por është rritur, ushqyer e zhvilluar nga fuqitë e mëdha SHBA dhe BE, prandaj si e qysh Haradinaj duhet dëgjuar e duhet të dorëzohet jo para Serbisë, po para atyre që e krijuan, gjallëruan dhe legalizuar Republiken  e Kosovës”, përfundoi Mehazi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat