AAK, peng i skandaleve në qeveri, i frikësohet popullaritetit të LDK-së

Politika

AAK, peng i skandaleve në qeveri, i frikësohet popullaritetit të LDK-së

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 9 korrik 2019 Në ora: 12:02
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

I kanë lënë pas dore përballjet sy më sy, tashmë po merren mes veti përmes rrjeteve sociale, duke thumbuar me fjalë e akuzuar njëri-tjetrin.

Është Ish-Kryeministri, Isa Mustafa dhe Ministri, Pal Lekaj të cilët së fundi kanë pasur debat virtual mes veti përmes rrjetit social Facebook. Shkas i këtij konflikti është arrestimi i 23 personave të dyshuar për dallavere me patentë shoferë. Këto arrestime ngjallën reagime të shumta nga zyrtarët e LDK-së dhe zyrtarëve të AAK-së.

Ish-Kryeministri, Isa Mustafa,iu drejtua Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, nga radhët e AAK-së një status në profilin e tij zyrtar facebook duke thënë:

“Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij përkorrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita. Ministri do të ishte më mire të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blear nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëpër rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë se si duhet të mbetët në pushtet”

Kritikat të cilat i bëri lideri i LDK-së, Isa Mustafa, kundrejtë Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj,nuk i la pa i a kthyer edhe Lekaj, i cili ia ktheu gjithashtu përmes rrjetit social Facebook duke  i  thënë Mustafës:

Ish Kryeministër, e dime të dytë që po bëhen gjërat e mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.

Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente”.

Rugova: Kjo qeveri e ka humbur mbështetjen edhe në Kuvend e mos të flasim për mbështetje qytetare

Image
Naser Rugova

Lidhur me këtë ngjarje deputeti i LDK-së, Naser Rugova për “Bota sot” tha që reagimi i Kryetarit Mustafa është parimor ndërsa z.Lekaj shpreh mungesëë argumentesh.

“Reagimi i kryetarit Mustafa ishte parimor dhe bazohet në fakte kushtetuese dhe ligjore, ndërsa reagimi i z. Lekaj shpreh mungesë argumentesh dhe ka doza të mëdha paniku si një nga ministritë me skandale të shumta”, tha Rugova.

Tutje, Rugova tha se kjo qeveri ka humbur mbështetjen.

“Kjo qeveri e ka humbur mbështetjen edhe në Kuvend e mos të flasim për mbështetje qytetare, zgjedhjet nuk kanë alternativë, të frikuar nga ky fakt dhe popullariteti i LDK-së qeveritarët po tentojnë të shesin mjegull në opinion”, përfundoi Rugova, për “Bota sot”.

Abazi: Pal Lekaj iu është bashkuar standardit të ministrave të PRONTO-s

Image
Haki Abazi

Aktivisti i shoqërisë civile, Haki Abazi, për “Bota sot” tha që kjo përplasje është mungesë e debatit për çështje përmbajtjesore:

“Ashpërsimi i gjuhës dhe përplasja ndërmjet partive politike tregon mungesën e debatit për çështje përmbajtjesore.  Në rastin e përplasjes së Ministrit Lekaj me Isa Mustafën tregohet edhe mungesa e kulturës se trajtimit me korrektësi dhe respekt.  Mendoj qe Ministri Lekaj është  zënë  ngushtë me skandalet për patentat dhe tani në taktikat e vjetra me gjuhë të papranueshme po mundohet  të zhvendosë vëmendjen.”, tha Abazi.

Më tej, Abazi u shpreh se beson që një ditë të ketë drejtësi të pavarur. Mirëpo, si thekson që nuk do të befasohej që këto Ministri të tentojnë të fshehin dëshmitë se si janë trajtuar institucionet.

“Në fakt është kotë keqpërdorimet që  janë bërë në atë ministri janë të pakalueshme, besoj një ditë do të ketë drejtësi të pavarur dhe do të kontrollohen të gjitha kontratat dhe shmangiet e procedurave, nuk e besoj që Ministrit Pal Lekaj mund të kaloje pavarësisht që ajo qe po ndodhë  në ministrinë tij mund të jetë edhe një përplasje e anëtarëve te koalicionet sepse e dimë, që drejtësia është politike dhe shume selektive në Kosovë.  Nuk do të befasohesha sikur të ndodhte ndonjë zjarr i madh në këto Ministri për të tentuar që të fshehën dëshmitë por vërtet është e gërditshme se si janë duke u trajtuar institucionet. Pal Lekaj ju është bashkuar standardit të ministrave të PRONTO-s”, përfundon Abazi, për “Bota sot”.

Shahu: Afrimi e pritja e zgjedhjeve do ti bëjë më të  nxehta e të shpeshta përplasjet

Image
Rexhep Shahu

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, theksoi që të gjitha këto përballje janë pjesë e teatrit politik dhe se afrimi i zgjedhjeve do të rrit kuotat secili në bursën e politikës:

“Mendoj se është pjesë e teatrit politik, pjesë e lojës për mobilizim të palëve të tyre dhe nxitje tifozësh. Nuk shoh gjëra themelore që ndahen apo bashkohen palët a grupet.

Afrimi e pritja e zgjedhjeve do ti bëjë më të  nxehta e të shpeshta përplasjet për të rrit kuotat secili në bursën e politikës”, përfundoi Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat